Aktori i Hollivudit, Al Pacino do të bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare. Aktori që u bë i famshëm në filmin “Kumbari: ka njoftuar se e dashura e tij 29-vjeçare Noor Alfallah është shtatzënë në muajin e tetë, raportojnë mediat botërore.
Një përfaqësues i Al Pacinos konfirmoi lajmin media të shumta, si People, The Hollywood Reporter. Sipas raportimeve të mediave amerikane, Pacino dhe Alfallah kanë qenë së bashku që nga periudha e pandemisë Covid-19.
Ndërkohë Al Pacino është babai i tre fëmijëve - dy me Beverly D'Angelo dhe një me Jan Tarrant. Karriera e tij filmike është më shumë se pesë dekada. Pacino ka luajtur në The Irishman, The Godfather, Scarface dhe Scent of a Ëoman, (Aromë Gruaje) me të cilin fitoi dhe çmimin Oskar

Alfallah punon në industrinë e filmit dhe ka prodhuar filma si Billy Knight, Little Death dhe Brosa Nostra.
Pak ditë më parë ishte një tjetër aktor i njohur, Robert de Niro që njoftoi se kishte mirëpritur fëmijën e tij të shtatë në moshën 79-vjeçare.
Komente

