‘Ylli i ri’ i Trump/ Elon Musk në hapat e parë drejt politikës, a do ‘shpërblehet’ me post?

Elon Musk mund të jetë në hapat e tij të parë të angazhimit në politikë. Njeriu më i pasur në botë, ishte financuesit kryesor i fushatës së Donald Trump, me thuajse 120 milion dollarë të shpenzuara për presidentin e zgjedhur të mërkurën.

Musk ishte i angazhuar në fushatë madje në disa drejtime. Përveçse fizikisht shoqëroi në disa mitingje Trump-in, ai ofroi mbështetjen e tij edhe nëpërmjet rrjetit social X, që kur i riaktivizoi llogarinë. Musk ka dalë tashmë hapur me filozofinë e tij të djathtë, pro biznesit dhe kundër emigracionit nëpërmjet intervistave të dhëna në media.

Por, pas zgjedhjeve ai është projektuar edhe me detyra qeveritare. Reuters në muajin shtator, raportonte se Musk ndoshta do të udhëheqë një komision qeveritar që do të mbikëqyrë mirëqeverisjen në administratë e Trump, detyrë që nuk dihet ende nëse do ta pranojë.

Komisioni do të jetë një departament i veçantë që do të udhëhiqet nga miliarderi. CNN ndërkohë thotë se financimi i tij në fushatën e Trump është kthyer mbrapsht, pasi menjëherë pas zgjedhjeve, vlera e aksioneve të kompanisë së tij Tesla, u rrit që në nisje të bursës me 13%, duke i kthyer financimet për fushatën e Trump në të papërfillshme.

SI.E./A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI