Ylli Limani: Në Top Fest me një krijim timin

Ylli Limani: Në Top Fest me një krijim timin
Ishte një nga konkurrentët që spikati në spektaklin e talenteve të reja , “The voice of Albania”. Djali 17 vjeçar nga Prishtina , Ylli Limani, konkurrent i skuadrës së Elton Dedës, me zërin dhe talentin e tij arriti të shkonte deri në gjysëmfinale. Një arritje e madhe për Yllin, pasi u përballë me një nga konkurrentet më të forta të “The Voice”, siç ishte Marsela. Ai shprehet se qëllimi i tij ishte të krijonte identitetin e tij si këngëtar dhe mendon se e ka përmbushur mësë miri. Në të njëjtën kohë Ylli na zbulon edhe projektet e tij muzikore, që mesa duket do të jenë të shumta. Si fillim do ta shohim si pjesëmarrës në Top Fest 9, me një krijim muzikor të tijin, dhe më pas edhe me një bashkëpunim me reperin kosovar Capital T.

Ka përfunduar spektakli “The Voice of Albania”, cfarë mund të na thoni për fitoren e patriotes suaj Rina Bilurdagu?

Ishte një fitore absolutisht e merituar. Rina Bilurdagu ishte njëra nga konkurrentet me ngjyrën e zërit shumë të veçantë dhe me një korrektësi që të mrekullonte. Mendoj se fuqia e saj vokale i shtoi shumë pikë në finale.

Jeni cilësuar si një zërat më të vecantë të “The Voice of Albania”, do të vazhdoni të jeni pjesë e muzikës në të ardhmen?

Muzika është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja ime. Jam rritur me muzikë, jetoj me muzikë dhe besoj që nuk do t’i ndahem as në vitet që vijnë.

Me çfarë po merreni aktualisht?

Aktualisht i jam rikthyer shkollës pas një pauze mund të them, disa mujore. Gjithashtu, po punoj rreth këngës me të cilën do të marr pjesë në Top Fest 9. Kënga është një krijim i imi.


Flitet gjithashtu edhe për një bashkëpunim mes jush dhe reperit kosovar Capital T? A do të kemi një bashkëpunim mes jush?

Trimi (Capital T) është mik i imi. Ideja e këngës është, kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të rëndësishme rreth inçizimit dhe besoj se kënga do jetë pjesë e albumit të tij, një album me të vërtetë cilësor.

Kush janë këngëtarët tuaj të preferuar?

Kam shumë këngëtare të preferuar. Mirëpo nëse do të doja të kisha suksesin e një ylli ndërkombëtar, do zgjidhja Michael Buble.

Si ka qënë bashkëpunimi juaj me trajnerin tuaj Elton Deda? (Dukej sikur ishit i preferuari i tij)

Xhaxhi Toni (qesh) për nga natyra ishte pak i ftohtë mirëpo kjo nuk më pengoi që të krijoja edhe raporte njerëzor me të. Se isha i preferuari i tij, them se nuk qëndron sepse ai sillej njëjsojë me të gjithë konkurrentët, jo vetëm të ekipit të tij, por edhe me konkurrentët e ekipeve të tjera.

Po raportet tuaja me trajnerët e tjerë të “The voice”, si kanë qënë?

Marrëdhëniet me trajnerët e tjerë të Voice-it ishin më të lirshme. Me Sidritin krijova një raport shumë të këndshëm sepse si njeri ai vetë është i këndshëm, mendoj se sensi i humorit na bashkonte. Kur mërzitesha së foluri shqipen e Shqipërisë, ajo që më çmallte me të folurën e Kosovës ishte Alma, të dy ishim hiperaktiv (hahaha). E dua shumë. Ndërsa Miriami ishte përfaqësuesja e gjithë ëmbëlsisë së botës; një njeri i dashur dhe me shpirt shumë të madh.

Kush është Ylli Limani për të gjithë ata që nuk e njohin?

Yll Limani është një djalë gazmor nga Prishtina, është në drejtim shoqëror në gjimnazin publik më prestigjoz në Kosovë, “Sami Frashëri” dhe aktualisht 17 vjec.

Ylli, ju arritët deri në gjysmëfinale, pa mundur të preknit finalen e madhe. Jeni i kënaqur nga rrugëtimi juaj në “The Voice of Albania”?

Gjysëm-finalja ishte finalja ime. Isha në dyshen e fundit të ekipit të Elton Dedës, njëri ndër ekipet më të forta, në mos më i forti. Jam ndarë shumë i kënaqur.

Cili ishte qëllimi juaj kur u bëre pjesë e këtij spektakli?

Qëllimi im ishte të krijoja identitetin tim si një artist i ri, njerëzit të arrinin të kuptonin cfarë muzike dëgjojë dhe këndoj. Mendoj se ia kam arritur.

Përballja e fundit ju takoi me Marselën. Duke e pasur konkurrente në skenë, por edhe mike, e mendonit se si do të shkonte?

Marsela ishte dhe mbetet mikesha ime më e mirë në The Voice. Njëra ndër konkurrentet më të forta të The Voice që e dëshmoi me dashurinë e madheqë i dha publiku dhe fakti që ishte në dyshen më të votuar, plus dhe shijet muzikore shumë të ngjashme me trajnerin, e bënin favorite.

A mbani kontakte me miqtë tuaj të “The Voice”?

Po, sigurisht. I ruaj si thesare të vogla.

Performancat tuaja janë pëlqyer nga publiku por edhe nga trajnerët, ju cilën do të veçoni prej tyre?

Unë personalisht do ta veçoja “Breakeven” nga The Script. Nuk e di pse, po ajo këngë dhe cka ndjeva edhe duke duke e performuar, jane shume te vecanta.

Vumë re që ju që ju preferuat të këndonit, këngë slow, ju pëlqejnë më tepër këto rryma?

Këngët slow janë këngë me të cilat unë shpalos shtrirjen time vokale dhe nxjerr në pah ngjyrën e zërit. Baladat janë të preferuarat e mija mirëpo nuk ngelin mbrapa edhe këngët ritmike.

Çfarë do të kujtoni nga kjo eksperiencë?

Nga kjo eksperiencë do të kujtojë me nostalgji të madhe miqësitë që krijova sepse skenës siç e thashë dhe më sipër, do i kthehem shumë shpejt.

Tani ju jeni një njeri i njohur, keni dëgjuar ndonjë thashethem për veten?

I fundit që dëgjova është se kisha ngjyrosur flokët me ngjyrë të bardhë (hahahaha). Nuk është e vërtet!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane