Disa konstatime nga debati i "drejtësisë popullore" mbi rastin Veliaj.
Dua të them se këto vëzhgimeve i takojnë publikut, interesit të tij dhe jo turmës.
1. Rrallë më qëllon të dakordësohem me Fatmir Xhafajn. Na ndan realisht një hendek i madh në mënyrën se si e konceptojmë të drejtën, ligjin dhe sistemin e drejtësisë. Por djeai ka anoncuar një të vërtetë të thjeshtë: "nuk mund të shkohet nga hetimi pasuror tek vepra penale, por anasjelltas".

Krejt dakord.
I couln't agree more.
Duhet ta kishte thënë këtë gjë edhe në rastin e Ben Ahmetajt, por nejse.
Ashtu duhet të jetë, por në të vërtetë vetëm ashtu nuk është. Arsyeja përse nuk funksionon ashtu siç thotë tashmë edhe Fatmiri është ligji spekulativ antimafia. Sipas atij ligji hetimi pasuror fillon edhe me indicie, krejt pa lidhje. Ai ligj, ashtu siç e shkroi vetë Fatmiri është abuziv.
Ndaj zgjidhja është ndërhyrja në atë ligj për të vendosur normalitetin. Madje për mua ai ligj duhet të jetë në trupin e Procedurës Penale, por temë tjetër ajo. Si fillim,këtë qëndrim Fatmiri duhet ta shkruajë në ligj.
2. Hetimet pasurore që kemi parë deri më sot bazohen në akte ekspertimi. Janë ekspertët ata që vlerësojnë edhe çmimet, edhe blerjet, edhe transaksionet financiare, edhe vlerën e pasurive. Prokurorët e gjykatësit janë plluqe në këto gjëra, pavarësisht njohurive individuale.
Në rastin Veliaj, sikur nuk më kanë zënë sytë ndonjë referencë ekspertësh, thjesht hamendësime prokurorësh.
Hetimet pasurore kërkojnë me çdo kusht vlerësime teknike e profesionale ekspertësh. Nëse ato mungojnë, hamendësimet janë të rrezikshme.
3. Drejtësia penale veçanërisht ka si shtyllë themelore habeas corpus. Pra faktin, ngjarjen, produktin, pasojën. Përveç një sasie parash të gjetur në kasafortë, nuk e di janë sekuestruar fustanet, brekët, bizhutë?!
Deri tani thuhet se ka fatura blerje, por produkti i blerjeve ku është?!
E kuptoj debatin e turmës mbi çmime e produkte të shtrenjta, por mesa kuptova drejtësia nuk ka asnjë produkt të tillë të sekuestruar.
4. Një grup bisnesmenësh gjenden nën hetim për këtë rast me pretendimin se ka ë sponsorizuar (si mjet korrupsioni i dyshuar kuptohet) evente artistike.
Nuk di të ketë ndonjë ndalim ligjor mbi dhënien e sponsorizimeve. Mjafton që ato të jenë bërë me bankë në këmbim të një akti juridiko-civil. Nëse nuk ka shkelje të ligjit, përse duhet të hetohen e të vendosen në skrutinitet?!
Po përgjigjes së thjeshtë që po i dhashë sponsorizim se më do qejfi, pa iu dashka përgjigjur direkt me procedim penal?!
Nuk po i hyj pastaj arsyetimit se "plaçka e korrupsionit" nuk janë sponsorizimet me bankë. Se aty dalim te turma pastaj.
Por insistoj, biznesi dhe qytetari që paguan çmimin e korrupsionit nuk është i korruptuari, por hallexhiu. I korruptuari është shtetari.
Nuk mund të ketë vepër penale mbi veprime që bazohen në ligj. Paligjshmëria është shkaku që të çon tek vepra penale.
5. Nuk e kuptoj insistimin e SPAK që nuk vlerëson deantologjinë e prokurorit të çështjes. Thelbi është ky, ai ka kërkuar një favor në bashkinë e Tiranës, të cilin nuk e ka marrë dhe për këtë duhet lënë të marrë hak?!
Po ça sistemi është ky, drejtësie apo hakmarrje?!
6. Fillimi i procedimit me anonimat, është pastaj tmerri i tmerreve.
Kjo duhet të jetë e ndaluar dreqi e mori. Shteti duhet të ketë një minimum burrnie që të përballet direkt me personin, dhe jo duke vënë në mes anonimatë.
Ja kaq janë vëzhgimet e mia, përtej turmës por gjithmonë në shërbim të publikes. Sigurisht nuk e di qëndrojnë apo jo elementët e tjerë të kësaj çështje, sepse nuk jam avokat i saj, por këto gjetje për mua janë shqetësuese për interesin publik.
Kush më njeh e ftoj të sjellë në vëmendje se vëzhgime të tilla kam bërë në kuadër të rasteve të mëparshme. Edhe atëherë nuk kanë qenë për turmën, por për publikun.
Kush do të ketë sy e veshë e të kuptojë këto janë shqetësime për të gjithë ne, jo për "mirë ja bënë qenit" të radhës.
Së fundi, cilido mik në këtë faqe që do më shfaqet me mendt e turmës, ndahet nga shoqëria me mua.
SI.E./Shqiptarja.comKomente


Ylli Manjani burr me kurajo e me karakter thot njē tē vērtet profesjonale. Kjo tregon qē ēshtē profensjonist i lart nē prefesjonin si Jurist e i pa anshēm por thot tē vērtetēn. Respekt zoti Ylli
PërgjigjuO Manjan.reforma u kry duke qenë Ti Ministër Drejtësie. E votuan 140 deputeca. Bëtë reformë per të hequr disa gjyqtarë e prokuror..që i kishit inat dhe shkatërruat sistemin. Ka 7 vjet që nuk ka gjykata në Shqiperi.Nje padi sot..vendimi pas 10 _ 13 vjetësh.kjo i interesonte qeverise e Ju. Ju gjyqtarëve e prokurorëve i kërkuat ne vetingun e famshëm te gjente faturat tatimore që nga vitet 1990 ..te pergjigjdj per ndertime pa leje te prindërve në bathorja. Vendoset qe vetingun ta bajnë *jurist te shquar* qe s'kishin aftësitë profesionale minimale. Mendo.per në moment.qe mjeku përgjithshëm te kontrolloj aftësitë e kardiokirurgut apo neurokirurgu. Shkarkuar nga sistemi për 2 milion lek *pamundësi finaciare* e shtetet per akte ekspertimi e prova. Pra kjo krijese qe e ngjizët të gjithe, deputet e ishe depyëutet ministra e ish ministra.ju ka dalë nga kontrolli si ovid19 ne Huan/China dhe i jeni turrur ta vëni në kontroll. Pra per Ju pusht shtet ar duhen zbatuar standarde , barazi. Prova e tj. Gjyqtarit Ju tha vetëm se kishte pagu fatur dritash ..eshte shpi e jotja e fshehur e jo e vllajt apo prindit...Tani pse SPAK të.mos përdor të njëjtat standarde qe vuajti dhe u perballl për 5 vjet.Ky organizëm për me kët synim ështe ngritur. Apo paska qenë farse sa ne shkri ish qeverisjen e sistemit drejtësisë dhe për te sjellë e hapur vende në punë haruesit reformator..ku më të madhe propagandohet asnjë nuk do punoje në organet e drejtësisë re*
PërgjigjuManjani ka PLOTËSISHT të DREJTË , dhe Qëndrimi tij duket qè NUK ështè me DY STANDARTE !!! BRAVO Manjani
PërgjigjuVeliaj esht ne paraburgim se ka vertetuar qe mund te prish provat dhe influencoj deshmitaret, dhe per kete smund te hetohet i lire. Ata qe sulmojn SPAK duan te vazhdojn te vjedhin te pashqetesuar dhe te vazhdoj pandeshkushmeria.
PërgjigjuO demodern,për ata që sulmojnë SPAK e ke fjalën për bandën e metberishës dhe dyzet demokartiksave?
Respekt!Analiza e zotit Manjani eshte plotesisht e drejte,e argumentuar dhe aktuale.Si jurist i kompletuar ai ka formuluar disa reflektime per publikun e gjere,basuar ne ligje te nje sistemi demokratik.Ne te kundert ,nese nuk veprohet keshtu ,rikthehemi ne nje sistem primitiv,ne nje xhungel,qe shantazhohet,kercenohet e orjentohet te veproje me motivin se "kush nuk eshte me mua,e ka vendin ne burg" duke vene ne levizje cdo prokuror,gjykates lehtesisht te paguar,te shantazhueshem,pa personalitet,kamikaz partie e pa shtylle kurrizore qe ve perpara deontologjise se detyrueshme per tu zbatuar nga cdo prokuror apo gjykates interesin e castit te tyre apo te atyre qe e urdherojne sic eshte rasti i shokut te klases se mafiozit Gaz Bardhoshit me syze ,Erjon Bani apo i te ashtuquajturit prokuror Olsi Dado,te cilin nga noter,ne kundershtim me ligjin,nje dore mafioze e mori dhe e promovoi ne sistemin e drejtesise si prokuror.U mbyllen syte nga komisioni i vetingut per kete fakt (qellimisht) dhe e futen dhe ne prokurorine speciale dhe sot i shohim krismen.Menduam se SPAKU u krijua qe te permbyste periudhen e erret te drejtesise te viteve 1991-2015 kur sundonin gjyqtaret e plepave e kur kryeministri i atehershem Berisha urdheronte aeroplanet te hidhnin bomba kunder banoreve ne Vlore e gjetke; kur vriste njerez me duar ne xhepa ne bulevard si ne 2011;kur hidhte ne ere Gerdecin;kur bente grushte shteti si ne 1998 apo kur pergjakte opoziten si ne 1996 e vriste rreth 100 bij nenash ne Tropoje,apoo zhdukte deshmitare e prokurore si Trebicken, Xhevat Hanen apo kundershtare politike si Olldashin,Pashkon e kur etiketonte ish prokuroren Ina Rama nga Silvia Konti ne fillim, ne lavire bulevardi e komplotiste se bashku me ish presidentin Bamir Topi!!! dhe se do behej drejtesi per te gjithe.Por qenkemi vene ne gjume.Sot kemi nje drejtesi e cila vertet do perpiqet te beje drejtesi per te gjithe,pervec kundejt Berishes.Sepse Ai eshte i paprekshem dhe eshte mbi Spakun,ose me mire eshte "shefi" ne prapaskene i tij! Edhe dosjet kunder tij ecin me hapin e breshkes dhe jo sic u be me Veliajn,ku u veprua me shpejtesine e Shuaherit.Kollona e peste brenda Spakut,si duket ka marre frenat e Spakut dhe Altin Dumani eshte vene ne katror.Ndryshe s'ka si spjegohet qe ai nuk reagon e behet pjese e lojes apo skenarit te klanit Berishist e mashe e dyshes Gaz Bardhi-Bani e mban ne strukturen e Spakut prokurore te tille kamikaze? Ku fle lepuri ketu? Po KLGJ,KLP pse hesht per keto shkelje flagrante ligjore dhe ben sikur shqetesohet kur qytetare te Tiranes ,paqesisht dalin te shprehin mbeshtetjen e tyre per Veliajn dhe nga ana tjeter,ne menyre paradoksale bejne papien (paten),futin bishtin nen shale kur turmat e indoktrinuara e jo paqesore shoqerojne MAFIOZIN Berisha duke bllokuar rruget e gjithe Tiranen,kur ai shkon ne Spak me mercedes luksos dhe i ben karshillek Spakut e personalisht Dumanit,duke e fyer personalisht e duke e quajtur Spakun SKAP/SKRAP etj etj e duke shkaktuar dhe deme?Lozet me shqiptaret,nje here e mbajne ne arrest shtepiak e nje here e nxjerrin jashte se me demek eshte "krye.ar i opozites" e i japin edhe leje te dale jashte shtetit per...?Edhe lojerat me vulen e PD-se jane te stisura e te qellimshme qe te arrihej deri ketu nepermjet pagesave apo shantazheve te tij ndaj gjyqtareve. Perse ky standart i dyfishte? Ende ndikohen e shantazhohen nga ky person Non Grata? Te shohim reagimin e Gjykates se larte e me tej te GJykates kushtetuese per kete prokuror e kete gjykates mafioz me vile te pa hetuar ne Bregdetin e Sarandes.U mendua se u pastrua sistemi i drejtesise nga persona te papershtatshem,por sic duken bathet jane larg pashket dhe jane larguar prokurore si kryetarja e prokurorise se Tiranes,zonja Imeraj ,person i afte e me integritet dhe jane mbajtur mafioze si Olsi Dado,sepse brenda Spakut eshte krijuar nje berthame berishiste qe jo vetem e saboton nga brenda Spakun ,duke nxjerre ne menyre te perseritur sekrete hetimore ( ToyotaYaris,konspirim operacionesh per kapjen e banditeve te ndryshem...,apo tani me dosjen ne ngarkim te Veliajt (sic deklaron Paloka) e sic deklaron vete qoftelargu Berisha,kur here pas here hedh ne publik te dhena nga dosje qe Spaku ka ne hetim.Nga i merr vesh ai keto,kur prokuroria s'ka mbaruar hetimin? Nga "Nesti Angoni=Sali Berisha=Olsi Dado" apo ka edhe prokurore te tjere te rreshtuar krah Berises/Metes e te lidhur me krimin e organizuar?Te shohim vazhdimin e kesaj drame te paralajmeruar e te orkestruar nga banda =organizata kriminale=Partia e ashtuquajtur "Demokratike" qe ne fakt eshte nje rreshtim antidemokratik mafioz me kryetar Berishen e me nenkryetar UDB-ashin e deklaruar terrorist Noken,pa permendur ketu Paloken,Bardhoshin-e vrasjes ne Elbasan etj etj apo pronarin e minierave ne veri,Petrit Doda,i cili ia di per nder Berishes per dhurimin e minierave dhe arrin qe heq rripin ne mes te parlamentit dhe ta tunde mbi kokat e deputeteve. Por keto jane "hollesira" per SPAKUN,sic ishte nje gje pa rendesi edhe sulmi me DASH e arme te ftohta kunder selise se PD-se ne 6 janar dhe kur Spaku,per turpin e tij,as guxoi ta therriste mafiozin Berisha e jo me te vepronte kunder tij! Turp!Dhe e quan veten SPAKU organ mbi organet,i pandikuar nga politika (ne fakt i pandikuar nga PS dhe plotesisht i vene nen epshet e Berishes e shantazhin e tij) dhe qe vendos drejtesi-ne si DRAPERI! Bravo SPAKUT apo sipas Berishes SKAP/SKRAPIT te Partise,por jo te PS-se,por te organizates se tij anarko-kriminale te quajtur PD!
PërgjigjuAjo drejtesia jote kur ishe Minister Drejtesie te vinte gjoba dhe mbushje burgjet me mall e celulare.. Je per te dal dhe ti para drejtesise, por do vije dhe momenti jot..
Përgjigju