Ylli Manjani në takimin ‘Bashkëpunimi
Rajonal në Çështjet Penale

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka marrë pjesë në takimin me temë “Bashkëpunimi Rajonal në Çështjet Penale”, me pjesëmarrjen e dy delegacioneve nga Gjykata e Lartë e Malit të Zi dhe Maqedonisë. 

Duke e konsideruar këtë aktivitet me mjaft rëndësi në drejtim të bashkëpunimit ndërgjyqësor, Manjani theksoi se jetojmë në një realitet pa kufinj, në një realitet global, ku krimi i organizuar është sofistikuar, kështu që edhe ne duhet t’i përgjigjemi me strukturë të organizuar.

Manjani vlerësoi se Gjykatat e Larta kanë pushtetin absolut të unifikimit të praktikës gjyqësore, sigurisht brenda juridiksioneve të vendeve përkatëse.

Manjani edhe në emër të Qeverisë Shqiptare e përshëndeti dhe e nxiti bashkëpunim e mëtejshëm duke sugjeruar idenë e krijimit të komisioneve të natyrës së përhershme për diskutimin e çështjeve të përbashkëta, për unifikimin e praktikave gjyqësore.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi