Ylli Manjani përgatit dosjet
për ndëshkimin e gjyqtarëve

Ylli Manjani përgatit dosjet<br />për ndëshkimin e gjyqtarëve
Institucionet ligjzbatuese, në javën e dytë të janarit, kanë nisur lëvizjet intensive në funksion të ngritjes, realizimit të misionit dhe veprimtarisë së institucioneve të reja të drejtësisë, parashikuar në Kushtetutën e re dhe ligjet prioritare.

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur dosjet për shkeljet e natyrave të ndryshme të gjyqtarëve, dosje të cilat do t’i vërë në dispozicion të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, i cili do të ngrihet në javët në vijim.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të jetë autoriteti i ri shtetëror përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës, për ndëshkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

Bazuar në pikën dy të nenit 71 të ligjit të ri për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Ministria e Drejtësisë do të referojë në institucionin e ri të gjitha ankesat për praktikat e paligjshme të gjyqtarëve, duke kërkuar në të njëjtën kohë edhe inspektime për shkeljet e dyshuara.

Krahas procesit të Vetingut, Shqiptarja.com ka mësuar se Ministria e Drejtësisë ka përgatitur tashmë dosjet për një numër të lartë gjyqtarësh, të cilët do t’i nënshtrohen hetimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas burimeve, bëhen fjalë për një numër dosjesh, të cilat nuk janë referuar në Këshillin Lartë të Drejtësisë, për shkak kompromentimit të këtij institucioni, i cili në raportet ndërkombëtare është identifikuar si mburojë e praktikave abuzive në sistemin e drejtësisë.

Edhe pse pika ‘c’ e nenit 162 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikon që KLD, deri në shkrirjen e tij, vendos masa disiplinore për gjyqtarët, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, KLD duket se nuk do të vendosë më për fatin e asnjë gjyqtari.

Hetimet
Inspektorët e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë kryejnë verifikime dhe hetime administrative rreth shkeljeve të pretenduara të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Inspektorët kanë të drejtë të hyjnë në ambientet ku ushtrojnë veprimtarinë subjektet e procedimit disiplinor, të inspektojnë, të kopjojnë, shumëfishojnë dhe marrin çdo informacion ose dokument të nevojshëm për kryerjen e detyrës.

Po ashtu, inspektorët mund të kërkojnë nga çdo person fizik a juridik ose institucion publik informacion, dokumente, dëshmi me gojë ose me shkrim mbi çdo çështje që lidhet me objektin e verifikimit, hetimit ose inspektimit që është duke u kryer.

Në përfundim të procedurës së verifikimit, hetimit të shkeljes ose inspektimit, inspektori harton projektvendimin përkatës dhe ia dorëzon atë menjëherë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Inspektori shqyrton projektvendimet e inspektorëve dhe vendos kalimin e dosjes pranë organit disiplinor, kthimin për të bërë korrigjime ose ndryshimin e projektvendimit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!