Ylli Manjani: Po përgatisim
axhendë agresive për gjyqësorin

Ylli Manjani: Po përgatisim<br />axhendë agresive për gjyqësorin
TIRANË - Edhe pse nuk ka nisur ende zyrtarisht detyrën si ministër i Drejtësisë, i propozuari nga aleatët Rama-Meta për këtë post, Ylli Manjani ka filluar nga puna për të vënë pikat mbi "i" në dikastetin e lënë vetëm një ditë më parë nga Nasip Naço...dhe e ka nisur pikërisht nga reforma në drejtësi, ajo që konsiderohet kyçe për hapjen e negociatave me BE-në, dhe që në raport-progresin e fundit të Komisionit Evropian u kritikua si "reformë e munguar". 

Këtë të martë nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Manjani pati një takim me kryetarin Ilir Meta me të cilin ka biseduar për hapat konkretë që duhen ndjekur për reformën në Drejtësi.
 
Ministri i propozuar i Drejtësisë tha se po përgatitet një axhendë agresive për të ndërtuar një sistem të fortë gjyqësor ashtu edhe administrativ. "Po punojmë për të marrë nisma shumë të forta antikorrupsion", - tha Ylli Manjani pas takimit që pati me Metën, të cilin e quajti një takim të zakonshëm pune me kryetarin si çdo ditë. "Nuk ka asgjë të re", - theksoi ai.

 Vetëm pak ditë më parë Manjani u zgjodh koordinator i LSI-së në këtë proces.
 
I pyetur për kritikat që zoti Manjani ka pasur ndaj kryeministrit Edi Rama në vitin 2012, ai u shpreh: Jemi në krah dhe ne një axhendë agresive reformash, jemi në mes të punës dhe kemi shumë punë për të bërë. 

Mesditën e së hënës Nasip Naço i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Edi Rama përmes një letre ku fliste për nevojë të një bashkëpunimi në nivel më të lartë dhe bashkëveprim të të gjithë aktorëve në reformën në drejtësi. Naço drejtoi këtë institucion prej shtatorit të vitit 2013 kur qeveria e koalicionit PS-LSI erdhi në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

Manjani nuk është i vetmi që është gjendur këtë mëngjes në zyrën e Metës. Edhe ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto zhvilloi nëj takim me kryetarin e LSI-së në kryesinë e Kuvendit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal