Ylli Manjani: Tërhiqem nga
politika, do merrem me avokati

Ylli Manjani: Tërhiqem nga<br />politika, do merrem me avokati
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një statusi në Facebook shkruan se ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga politika duke i’u përkushtuar tërësisht profesionit të tij si avokat.
 
Gjithashtu ish-ministri i LSi-së, Manjani shkruan se punonjësit e Qendrës së Shërbimeve e kanë ndihmuar të pajiset me "NIPT" dhe tashmë ai do të fokusohet tek çështjet ligjore, duke ju përkushtuar profesionit të tij. 

“Kam ndërmend të fokusohem tek këshilla ligjore për çdo kënd që ka një problem me shtetin. Së bashku me një ekip partnerësh punëtorë e të mënçur do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Të vëmë në dispozicion gjithçka dimë në funksion të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve”, shkruan ish-ministri i Drejtësisi, Ylli Manjani.
 
Statusi në Facebook i Ylli Manjanit
“Përshëndetje,
Që sot e ne vijim do ti përkushtohem tërësisht Avokatisë.
Punonjësit e Qëndrës së Shërbimeve (djali në sportelin nr 3) më ndihmuan të pajisem me NUIS (NIPTI).
Kam ndërmend të fokusohem tek këshilla ligjore për çdo kënd që ka një problem me shtetin.
Së bashku me një ekip partnerësh punëtorë e të mënçur do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Të vëmë në dispozicion gjithçka dimë në funksion të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Sa i takon angazhimeve të tjera, me të cilat jemi njohur deri më sot, kalojnë të gjitha në plan të dytë.
Që do të thotë se ndonjëherë për ndonjë teme që ma ka qejfi dhe ma lejon koha, mund të shpreh ndonjë mendim.
Politika tashmë ka zgjedhur “punonjësit” e saj, të cilëve ju uroj veç të mira!
Të jenë sa më shumë të sinqertë dhe të luajnë sa më pak teatër për llogari të shefave të tyre!
Për çështje të zbatimit të ligjit apo të funksionimit të drejtësisë do jem gjithnjë i gatshëm dhe në dispozicion.
Shumë faleminderit për komentet tuaja nëpër statuset e mia!
Jemi në kontakt në vijim, me statuse, komente e mendime të tjera”,
shkruan Manjani.

ylli manjani

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar