Ylli Manjani:Zyrtarët me njollë
duhet që të lënë mandatin e tyre

Ylli Manjani:Zyrtarët me njollë<br />duhet që të lënë mandatin e tyre
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, gjatë një interviste televizive, u ka bërë dje thirrje zyrtarëve, të cilët kanë qenë një herë në burg, që të lënë mandatin. “Të gjithë zyrtarët që kanë qenë të paktën një herë në burg, të ndaluar apo arrestuar, e të cilëve iu ka dalë emri nga procesi i vetëdeklarimit, se kanë patur një precedent penal, duhet të lënë mandatin apo funksionin publik. Sigurisht që kjo i jep një kredo parlamentit të Shqipërisë, po të doni edhe opozitës shqiptare, pas insistimit që bëri, nuk është ndonjë gjë këtu për tu fshehur. Ne me sa duket e paskemi pasur të nevojshme diçka të tillë. Ta bëjnë që t’i japim mundësi ligjit të dekriminalizimit, që të funksiononte një herë të vetme, pas kësaj, ashtu siç duhet”– është shprehur Manjani.

I pyetur mbi të ashtuquajturin skandal të përgjimeve, Ylli Manjani theksoi se gjithçka duhet lënë në dorë të Prokurorisë.“Çdo deklarim, pavarësisht se mund të ketë edhe elementë të së vërtetës brenda, që mund të vijë nga policia, deputetë, qoftë edhe deklarimet e mia po të doni, duhen marrë me rezervë. Ajo që pritet dhe që ka rëndësi, është çfarë konkluzioni do japë prokuroria e shtetit”, ka qenë komenti i ministrit të Drejtësisë. Për Manjanin, sado problematike të jenë prokuroria apo gjykatat, janë ato që do të japin vendim edhe për këtë çështje. “Sado e dobët të jetë prokuroria shqiptare, sado e dobët të jetë gjykata shqiptare, janë ata që do thonë fjalën e fundit. Dhe ajo fjalë ka shumë rëndësi. Ka shumë më shumë rëndësi se të gjitha deklaratat politike të marra së bashku për të gjitha çështjet që ngrihen”, theksoi Ministri. Manjani ka komentuar edhe konfliktin mes qeverisë dhe Presidentit të Republikës. “Antagonizmi vjen nga dëshira për protagonizëm, e shoqëruar edhe me elementë populizmi. Pra po shtohet në vokabularin politik elementi i populizmit, me fjalë që njerëzit kanë qejf të dëgjojnë. Në fakt, pas këtyre fjalëve, mbulohet e vërteta”, tha Manjani.



Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës