Ylli: Masa të ashpra administrative
për inspektorët që tejkalojnë afatet e ankimimit

TIRANE - Drejtori i Inspektoriatit te Punës,Dritan Ylli së bashku me drejtues të tjerë të këtij institucioni, zhvilluan sot një takim me trupën inspektuese në degën rajonale të Elbasanit.
 
Me qëllim monitorimin e trajtimit të ankimimeve që vijnë nga punonjësit në drejtim të Inspektoriatit të Punës,  Ylli tha se “ne  e kemi kthyer në prioritet të punës sonë, trajtimin e cdo ankese të punonjësve, për vetë faktin se tregon shkallën e besueshmërisë së punëmarrësve ndaj institucionit tonë. Ne duhet ti përgjigjemi me shumë korektesë, trajtimit të çdo rasti ankese apo denoncimi të ardhur, me qëllim që të mos zhgënjejmë punonjësit të ankimohen për shkeljen e të drejtave të tyre të ligjshme”.
 
Po ashtu, ai shtoi se për më tepër duhet të nxiten ankimimet, pasi sipas tij u vijnë në ndihmë zgjidhjeve të problemeve reale që ka zbatimi në praktikë nga subjektet e dispozitave ligjore që lidhen me punën.
“Nuk duhet të lejojmë asnjë ankimim të kalojë afatet ligjore të parashikuara për trajtim. Ky afat është i mjafueshëm për trajtimin e çdo ankese dhe zgjidhjen e saj, dhe çdo vonesë do të konsiderohet shkak për mungesë serioziteti, profesionalizmi apo më keq akoma, tendencë për ndonjë marrëveshjeje të paligjshme apo korruptive’, tha ai.
 
Gjatë takimit, ai theksoi se do të merren masa të ashpra administrative dhe ligjore, për çdo inspektor pune, që tejkalon afatet ligjore të parashikuara nga ligji dhe abuzon me trajtimin korrekt të cdo ankese.
 
‘Çdo ankesë, kërkesë, informacion apo këshillim, që do t’ju drejtohet ti kushtoni rëndësi maksimale kthimit të përgjigjes në zbatim të ligjit për kompetencën tuaj. Edhe në rastet kur ankesa tejkalon kompetencën tuaj, detyra e çdo inspektori është informimi i ankuesit për drejtimin që duhet të ndjekë me qëllim gjetjen e një zgjidhje për problemin që ka, theksoi kreu i Inspektoriatit të Punës’, shtoi Ylli.
 
Gjatë vitit 2015, janë regjistruar pranë Inspektoriatit të Punës, 406 ankesa, ose 2.3 herë më shumë se viti 2014 Pjesa më e madhe e tyre janë zgjidhur në favor të punëmarrësve.  /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)