Ylli: Në 2015 u futën në skemën
e sigurimeve 100 mijë punonjës

Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli inspektoi dje një prej kantiereve te ndërtimit në Tiranë. Ai tha se gjatë vitit që shkoi, janë nxjerrë nga puna në të zezë mbi 100 mijë punonjës, ndërsa numri i aksidenteve në punë me pasojë humbjen e jetës ra me 30%. “Këtë vit do të kemi një sfidë, një prioritet të punës sonë, siguri më të madhe të vendëve të punës, për të pasur një garanci më të madhe për jetën e punonjësve”, tha Ylli. Kreu i Inspektoriatit të Punës paralajmëroi masa të ashpra ligjore për sipërmarrësit që nuk zbatojnë rregulloret e sigurisë në punë

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik