Dionis Avdiaj është një futbollist që njihet shumë në Shqipëri dhe kjo jo vetëm për faktin se ai është konsideruar në të kaluarën si talent me të ardhme të madhe. Arsyeja është se 23-vjeçari refuzoi Shqipërinë për të luajtur me Gjermaninë, por që nga ajo kohë karriera e tij ka marrë një tatëpjetë të pandalshme.
I kërkuar nga gjysma e Europës dhe me kluazolë aafërsisht 50 mln euro te Schalke, Avdiaj nuk i përmbushi kurrë pritshmëritë. Në 2014-2016 ai u huazua te Sturm Graz, por nuk arriti në asnjë moment të rikthehej me i fortë te Schalke. Klubi gjerman pasi e mbajti në skuadër për dy sezonet në vazhdim, 2016-2018, e aktivizoi më së shumti me të rinjtë, ku pavarësisht se në disa raste ringjallej, ishte sërish shumë pak për të bindur trajnerin e ekipit të parë.
Në 2018 Adviaj provoi një huazim te Roda, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë edhe e Willem, por në asnjë rast “ylli” nuk arriti të shëndriste.
Në të tillë situate Schalke-s i ka mbetur shumë pak për të bërë, ndërsa vetë futbollisti nuk po dorëzohet, veçse këtë herë sipas mediave ka përfunduar te Pescara. Madje as te skuadra e “Seria B” vendin nuk e ka të sigurtë pasi për momentin është vetëm në provë.
Futbolli luhet me kambe"(Kambe"top apo top_kembe"),por do Koke"(si cdo fushe e jetes),normal duke uruar edhe Fatin e mbare e mire"
PërgjigjuMALLKIMI i tokës mëmë...
Përgjigju