Ylli Shehu pasion muzikën, reagon
për gafën ne FB: Analfabetizmi sfidë 

Ylli Shehu pasion muzikën, reagon<br />për gafën ne FB: Analfabetizmi sfidë 
Pasioni për muzikën rezulton të jetë një tjetër aspëkt i fshehur i deputetit të LSI, që u zgjodh nën siglën e Partisë Republikane Ylli Shehu. Ai ka folur  për braktisjen e PR për të shkuar te LSI duke  thënë se ishte një vendim personal që nuk kishte lidhje me karrierën e babait të tij Vesel Shehu.

Më tej Ylli Shehu ka rrëfyer në një intervistë për revistën Java pasionin e tij për muzikën. “Mendoj se është e drejta universale e gjithkujt që të japë më të mirën e tij në art, muzikë apo kudo, pavarësisht statusit që ka. Nuk ka asnjë kod ligjor apo moral që të më pengojë që përkrah punës si deputet të këndoj”, ka thënë ai.

Shehu më pas ka reaguar lidhur me gafën e tij në shkrimin e një statusi në FB që u pasqyra dhe nga shqiptarja.com. “Sa për gabimet në Facebook, unë s’jam as i pari e as i fundit që mund të ketë komunikuar me gabime. Kjo gjë ndodh rëndom dhe nga të gjithë, edhe nga ata që janë të fushës së gjuhës e të letërsisë. Kjo jo se ata nuk e dinë se si duhet shkruar drejt fjala shqipe nga ana gjuhësore, por kjo, për mendimin tim, ndodh për shkak të shpejtësisë së punës në tastierën kompjuterit ose të aparatit telefonik. Sidoqoftë unë pajtohem në parim me shqetësimin se gjuha shqipe duhet shkruar drejt e pa gabime, por mendoj se kjo është një sfidë e shoqërisë sonë të sotme dhe nuk është as sfidë e as dobësi e një apo dy personave.”, tha ai.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com) 
               

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon