Kreu i Shërbimit Informativ ushtarak Ylli Zyla ka një karrierë të gjatë në këtë institucion. Ai ka nisur punë aty në vitin 1998 ndërsa 10 vite më vonë ai arriti në pozicionin e Drejtorit të Antiterrorit të SHIU-t.
Në shkurt të vitit 2008 Ylli Zyla ndërroi institucionin ku shërbente dhe kaloi në Ministrinë e Brendshme në rolin e zëvendës drejtorit të SHKB-së. Karriera në Ministrinë e Brendshme zgjati vetëm 20 ditë pasi ngjarjet e Gërdecit detyruan kryeministrin Berisha të shkarkonte nga detyra ish shefin e SHIU-t Hysni Gjergji.
Për të zëvendësuar Gjergjin u përzgjodh Ylli Zyla i cili u kthye pas 20 ditësh shkëputje në institucionin ku punonte prej një dekade, kësaj here si drejtues i SHIU-t. Një ndër detyrat ligjore me të cilat është i ngarkuar SHIU është edhe monitorimi dhe kontrolli mbi tregtinë e armatimit si dhe mbikqyrja e operatorëve të licensuar që kryejnë tregti armësh në Shqipëri, përfshirë dhe kompanitë UNIMESKO dhe NITRO-CHEM të cilat janë në pronësi të ortakëve të bashkëshortes së kreut të SHIU-t.
(Marre nga Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com