Yomadic: Shqipëria vendi më
i mirë për t’u vizituar në 2014
Shqipëria është zgjedhur si vendi më i bukur në Europë për t’u vizituar nga turistët në vitin 2014. Ky është rezultati i guidës turistike “Yomadic” pas një kërkimi 1-vjeçar në 27 vende europiane.
Shqipëria është zgjedhur si vendi më i bukur në Europë për t’u vizituar nga turistët në vitin 2014. Ky është rezultati i guidës turistike “Yomadic” pas një kërkimi 1-vjeçar në 27 vende europiane. Kjo agjenci ka publikuar foto nga vende të ndryshme të Europës, duke bërë më pas edhe vlerësimin. Kështu, si qyteti më I bukur europian për t’u zivituar gjatë 2014-ës është zgjedhur Beogradi, ndërsa si “Qyteti i vogël më I bukur” është zgjedhur Kotori në Mal të Zi, dhe Ohri në Maqedoni.
Ndërsa Shqipëria është zgjedhur si vendi më i bukur, me një peisazh mbresëlënës, plazhe të bukura, dhe vlera të mëdha historike e kulturore. Janë disa qytete që përmenden në artikullin e publikuar nga “Yomadic”, si Berati, Gjirokastra, Pogradeci, etj.
SHQIPËRIA, VENDI MË I MIRË NË EUROPË PËR T’U VIZITUAR GJATË 2014Edhe pse në këtë listë ka pretendentë të tjerë të denjë, Shqipëria qendron në një pozitë më të lartë. Kombinimi i vendeve historike me plazhe të bukura, kulturën, gastronominë, dhe vlerën e parasë, bëjnë që Shqipëria të jetë fitues. Nga plazhet jugore të Rivierës Shqiptare deri në malet me dëborë, kalatë e vjetra, si dhe dy qytetët e mbrojtura nga UNESCO Berati dhe Gjirokastra, një kryeqytet unik, si dhe një xhevahir I vogël i fshehur, siç është vogël Tushemishti, - janë të gjitha vende kaq të bukura që kanë shumë për të ofruar dhe pak turistë që i vizitojnë.
Por pse të vizitohet ky vend gjatë vitit 2014? Shqipëria ende shfaq disa problematika, si mungesa e infrastrukturës dhe ka një treg të pazhvilluar turistik. Duke u ndalur tek çështja e sigurisë, theksohet se nuk ka probleme të kësaj natyre. Ndërsa thuhet se transporti është i mundur për të vizituar destinacionet e dëshiruara. Por ppërmendet problemi i rrugëve, me gunga apo me gropa, në dis araste, si dhe mbeturinat në disa zona rurale.
Por në artikull thektoshet se vendi po ndryshon shumë shpjet drejt përmirësimit të vazhdueshëm.
Ndërkaq, theksohet se përmirësimi i turizmit, dhe zhvillimi i mëtejshëm i këtij sektori do mund t’i japë vendit zhvillim të madh dhe të ardhura të konsiderueshme. “Sipas mendimit tim, kjo nuk është një çështje “nëse”, por “kur” do ndodhë”, thuhet në artikull.
Shikoni foto të tjera Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4450
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09