Youtube bën të ditur se ka bllokuar shikimin e filmit “Innocence of Muslim” (Pafajësia e muslimanëve) i cili provokoi dhe dhunën kundër amerikanëve në Egjipt dhe Libi. Ndërkohë që filmi mund të shihet në youtube nga shtetet e tjera.

“Duke pasur parasysh situatën shumë të vështirë në Libi dhe Egjipt vendosëm të bllokojmë në mënyrë të përkohshme shikimin e filmit në këto dy vende, thuhet në komunikatën për shtyp që është bërë e ditur nga you-tube, në pronë të Google. Mendojmë për familjet e personave të vrarë në sulmet në Libi.