Ypi-aktorëve:Nuk e doni teatrin,pas
kërkesës suaj fshihet një hile!

Ypi-aktorëve:Nuk e doni teatrin,pas<br />kërkesës suaj fshihet një hile!<br>
Edison Ypi është rikthyer këtë të hënë në studion e Report Tv, në emisionin e mëngjesit ‘Shtypi i ditës dhe ju’. Ndër të tjera, Ypi ka komentuar debatin e fortë dhe të gjatë mes artistëve dhe qeverisë për Teatrin Kombëtar.

Ypi deklaroi se artistët kanë gabim dhe se në kërkesën e tyre për teatrin fshihet ndonjë hile. Sipas tij, vetëm në vendin tonë është parë që artistët të dalin kundër qeverisë, pasi ata duhet të demonstrojnë magjinë dhe artin e tyre, pavarësisht nëse skena është në majë të malit apo në fund të detit.

“Që të dalin artistët të kërcënojnë qeverinë, vetëm në Shqipëri është parë. Qeveria mund të ketë pafund gabime, por nuk ngrihet aktori kundër. I duhet një skenë për të demonstruar magjinë e tij, artin e tij, për të magjepsur njerëzit. S’e ku është kjo skenë, në majë të malit apo në fund të detit, s’ka aspak rëndësi. Zotërinj aktorë, ju nuk doni teatrin, pas kërkesës që bëni për teatrin fshihet një hile e juaja. Ju doni publikun e kollajt”, tha Ypi.

Më tej, ai sulmoi dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, teksa iu referua lajmeve të medieve për luksin në të cilin jetojnë fëmijët e tij. Ypi theksoi se nga kryeprokurori pritet drejtësi dhe jo horrorllëqe të tilla.

“Ne këtu na telefonojnë pa fund persona, që marrin në fund ndihma ekonomike dhe pensione 100 euro në muaj. Kjo është e tepërt, e paperceptueshme, kalamajtë e kryeprokurorit bëjnë jetë luksi. Nga kryeprokurori pritet drejtësi, jo horrorllëqe të tilla”, shtoi ai.

Edison Ypi prej disa ditësh ka nisur një bashkëpunim me Report TV si i ftuari i nderit për të komentuar në disa ditë të javës shtypin e ditës dhe bisedat me qytetarët në krah të gazetarit Andi Kapxhiu (nga ora 07:00 deri ne 8:30).

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024