Ypi: Mos guxoni të merreni me
Ramën,ai doli lakuriq dhe ju mundi!

Ypi: Mos guxoni të merreni me<br />Ramën,ai doli lakuriq dhe ju mundi!<br>
Edison Ypi ka komentuar sot në emisionin e mëngjesit ‘Shtypi i ditës dhe ju”, në Report Tv, debatin politik për çështjen e detit. Ypi deklaroi se Presidenti Ilir Meta po bën punën e tij dhe po e bën shumë mirë, pasi çështja e detit është një çështje ligjore, procedurale, ekspertësh.

“Çështja e detit është çështje ligjore, proceduriale, ekspertësh, historiko-gjeografike, çështje shumë e ndërlikuar. Meta po bën punën e vet, punën e Presidentit. Po e bën fare mirë, bravo i qoftë", tha Ypi.

Më tej, Ypi u ndal dhe te veshja e kryeministrit Edi Rama, e cila është shpesh në qendër të vëmendjes dhe shumë e komentuar. Ypi ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve, por edhe politikanëve, të mos merren me veshjen e Ramës, pasi ai është një njeri aventurier i mendimit dhe mund të thotë çfarë të dojë. Sipas tij, Rama ka provuar të dalë dhe lakuriq dhe prapë ka triumfuar, duke i mundur të gjithë.

“Edi Rama i tillë është, fantazios, një njeri aventurier i mendimit, mund të thotë shumë gjëra nuk habitem aspak, le të thotë kryeministri çfarë të dojë. Ai e gëzon vetë dhe e vuan vetë. Le të vesh çfarë këpucë të dojë, le ta mbajë kravatën me çfarë ngjyre të dojë. Nuk keni punë ju, të mos guxojë njeri të merret me ngjyrën e kostumit dhe me atletet, xhaketën e pallton e kryeministrit. Le të vishet si të dojë. Rama e ka provuar të dalë dhe lakuriq dhe ju ka mundur, ka triumfuar, ka fituar më tepër vota”, deklaroi ai.

Ndërsa, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Edison Ypi tha se kjo është diçka që iu intereson të gjithë shqiptarëve, nga 1-100 vjeç.

BE ju intereson të gjithë shqiptarëve, nga 1 vjeç deri në 100 vjeç, edhe atyre që sapo kanë lindur, edhe atyre që nuk kanë lindur ende, të gjithëve pa përjashtim”, shtoi Ypi.

Edison Ypi prej disa ditësh ka nisur një bashkëpunim me Report TV si i ftuari i nderit për të komentuar në disa ditë të javës shtypin e ditës dhe bisedat me qytetarët në krah të gazetarit Andi Kapxhiu (nga ora 07:00 deri ne 8:30).

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024