Ypi-telefonuesit:Ç'punë ke me Lu,
do ta korrektosh?Ai s'është qeveria

Ypi-telefonuesit:Ç'punë ke me Lu,<br />do ta korrektosh?Ai s'është qeveria<br>
Edison Ypi foli sot në studion e Report Tv për punën, duke thënë se Shqipëria e këtyre ditëve është zhytur në një oqean llafesh nga më të turpshmet. Ypi sot zgjodhi të lërë pas llafet dhe të flasë për punën, duke sqaruar se i ka fiksim profesionet që po zhduken.

“Shqipëria e këtyre ditëve është mbytur e zhytur nga një oqean llafesh nga të turpshmet. Le të mos flasim sot për llafet, le të flasim për punën. Unë kam një fiksim ndaj profesioneve që po zhduken, zanateve që po harrohen, jam i tërhequr ndaj tyre”, deklaroi Edison Ypi.

 Më tej, ai iu kthye një telefonuesi me një gjuhë të ashpër, teksa po fliste për ambasadorin amerikan, Donald Lu, duke i thënë se kryediplomati i SHBA nuk është qeveria shqiptare, por ndihmon dhe asiston për të ndrequr situatën ku ndodhemi.

“Po çfarë pune ke ti me ambasadorin amerikan, po çfarë të lidh ty me të mo një anonim kushedi se ku, tani ti do të korrektosh ambasadorin amerikan. Ambasadori amerikan nuk është qeveria shqiptare, ai ndihmon, asiston që ta ndreqim këtë që kemi”, tha Ypi.

Duke komentuar sherrin me grushte në Bashkinë e Dibrës, Edison Ypi deklaroi se gjithçka bëhet për poste, në mënyrë që të kenë mundësi për të bërë korrupsion.

“Shqipëria po bëhet e rrugaçëve, e banditëve, e këtyre ngatërresaxhinjve. Ajo e Bashkisë së Dibrës është e turpshme, jashtëzakonisht e turpshme. Më turp se kaq unë nuk e përfytyroj më. Ata rrihen për dallavere, për poste, ta ketë ai që rreh më fortë, më mirë dhe të bëjë aty korrupsion, hajdutllëqe”, shtoi ai. 

Edison Ypi prej disa ditësh ka nisur një bashkëpunim me Report TV si i ftuari i nderit për të komentuar në disa ditë të javës shtypin e ditës dhe bisedat me qytetarët në krah të gazetarit Andi Kapxhiu (nga ora 07:00 deri ne 8:30).

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike