“Ministri i Jashtëm grek nuk tha asgjë, nuk ka as shitje, as blerje. Lulzim Basha dhe as Sali Berisha nuk kanë shitur asnjë det. Berisha në atë kohë, bravo i qoftë, bëri një lëvizje brilante fare, futi Shqipërinë në NATO, pa shitur asnjë centimetër det. Bëri lëvizje fantastike. Këtë po mundohet të bëjë dhe shtatlartësia e tij, nuk po shet asgjë. Madje nuk ka shitur as Çamërinë”, tha Edison Ypi.
Më tej, ai sqaroi telefonuesit se Vetting-u nuk mund të bëhet brenda ditës dhe të sjellë rezultate të menjëhershme, por do kohë.
“Vetting-u e të gjitha reformat nuk janë gjëra që bëhen në çast, që vijnë pas një vendimi, janë procese që vazhdojnë. Piramidat nuk i ka shpikur dhe sjellë në Shqipëri Sali Berisha. Fjala e lirë është gjëja më e bukur që ekziston në këtë botë, shyqyr që e arritën këtë gjë”, shtoi Ypi.
Edison Ypi prej disa ditësh ka nisur një bashkëpunim me Report TV si i ftuari i nderit për të komentuar në disa ditë të javës shtypin e ditës dhe bisedat me qytetarët në krah të gazetarit Andi Kapxhiu (nga ora 07:00 deri ne 8:30).
d.c./shqiptarja.com

VIDEO










