Ypi thirrje ish-sigurimsave: Thyeni
akullin! Rrëfehuni si na nxitë/VD

Ypi thirrje ish-sigurimsave: Thyeni<br />akullin! Rrëfehuni si na nxitë/VD<br>
Edison Ypi ka komentuar sot në emisionin e mëngjesit ‘Shtypi i ditës dhe ju” në Report Tv, debatin për aksidentet rrugore, ish-sigurimsat, por edhe çështje të tjera.  Ypi u bën një thirrje ish-sigurimsave të shtetit në kohën e diktaturës që të ‘thyejnë akullin’ dhe të rrëfehen si u shkatërruan jetë dhe u nxinë karrierën shumë njerëzve. “U lutem ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit që të dalin dhe të thyejnë akullin dhe të bëjnë një rrëfim dhe të thonë si ishte puna, që e bënë spiun, kë dëmtuan i shkatërruan jetën dhe i nxinë karrierën” tha ai.  

Një tjetër temë që solli reagime edhe nga telefonuesit ishin aksidentet rrugore. “Shqiptarët kanë makina të reja, të fuqishme, ikin me shumë shpejtësi në mes të ditës dhe natës. Thithin cigare, flasin në telefon, janë me kufje, hapin mbyllin dritaret, pinë ndonjë llallë apo kanoçe që kanë aty, flasin në telefon, shqiptarët janë të pavëmendshëm. Policia rrugore ka përmirësim, është rritur” tha Ypi.

Rolin e Bashkim Gazidedes në largimin e hebrenjve nga Shqipëria, ai e cilëson si një punë të mirë që ka bërë. “Këtu nuk ka ndonjë konspiracion, Gazidede, a ishte apo jo kryetar i Shërbimit por nëse ka ndërmjetësuar, një punë të mirë ka bërë, hebrenjtë e Shqipërisë do të ktheheshin, nuk e kuptoj për çfarë konspiracioni apo gjëje të paligjshme...”. Ypi ka komentuar edhe mesazhet mes deputetëve në parlament. Ai i drejtohet një telefonuesi duke i thënë se ‘Erotizmi që ke parë me mesazhet ti në parlament, është i vetmi që është bërë i njohur, ka edhe të tjera”.  

Edison Ypi ka nisur një bashkëpunim me Report TV si i ftuari i nderit për të komentuar në disa ditë të javës shtypin e ditës dhe bisedat me qytetarët në krah të gazetarit Andi Kapxhiu (nga ora 07:00 deri ne 8:30).

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen