Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar një vizitë pranë Njësisë Detare të Guardia di Finanza-s në Shqipëri në Durrës, ku ka bërë një udhëtim të shkurtër me skaf.
Ambasadorja është pritur nga Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci.
Vizita e sotme u zhvillua me synim informimin mbi aktivitetet e Misionit në Shqipëri dhe u vijoi më pas me një stimulim në det me mjete lundruese të Guardia di Finanza-s. Ambasadorja vizitoi edhe sallën operative të Autoritetit Portual në Durrës, në prani të Drejtorit Pirro Vengu.
Zyra Ndërlidhëse e Policisë Interforcë në Shqipëri, në kuadër të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, garanton shkëmbimin e nevojshëm të informacionit midis Policisë së Shtetit shqiptar dhe Policive italiane lidhur me identifikimin dhe ndalimin e personave në kërkim, luftën ndaj trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, luftën kundër terrorizmit, atë ndaj krimit të organizuar.
Gjatë vizitës, Ambasadorja e SHBA-së përshëndeti edhe Autoritetin Portual Durrës dhe, në prani të Drejtorit Pirro Vengu, vizitoi edhe Sallën Operative të Portit.
Vizita e Ambasadores vijoi me një udhëtim me mjetet detare të Guardia di Finanza-s për të treguar mënyrën e zhvillimit të veprimtarive kundër krimit të organizuar në det të hapur.
Ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci, me rastin e prezantimit të veprimtarive të zhvilluara nga Italia kundër krimit të organizuar, deklaroi: “Të lumtur e të nderuar t’i tregonim sot Ambasadores Kim impenjimin italian në ndihmë të Qeverisë shqiptare në luftën kundërt krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Një impenjim konstant dhe gjithëpërfshirës i Italisë në shumë fusha, provë e prekshme e të cilit janë Misioni i Guardia di Finanza-s në Durrës e Vlorë dhe Zyra e Ndërlidhjes Interforcë e Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë (SCIP) pranë Ambasadës sonë. Italia e sheh me përparësi absolute bashkëpunimin dypalësh dhe atë ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Kjo përparësi është maksimale në vendet mike e fqinje si Shqipëria dhe veprimtaritë tona zhvillohen gjithmonë në bashkëpunim të plotë me Vendet mike e aleate si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Gjatë vizitës Ambasadorja Kim theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Ambasadorja theksoi se si bashkëpunimi midis forcave të rendit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Italisë ka çuar në shumë operacione të suksesshme dhe deklaroi se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të vijojnë bashkëpunimin me Guardia di Finanza-n dhe me agjenci të tjera italiane në të ardhmen.
Shyqyr qe eshte Guardia di Finanza qe i tregon se si luftohet krimi. Shtet i mjere.
PërgjigjuHahahahahaha po mjeran kemi qen e do jemi skandal nga te gjitha aspektet...