Yuri Kim publikon thirrjen e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të SHBA: Autoritet t’i sigurojnë votuesve të votojnë të lirë nga frikësimi dhe dhuna  

Yuri Kim publikon thirrjen e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të SHBA: Autoritet t’i sigurojnë votuesve të votojnë të lirë nga frikësimi dhe dhuna  

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka shpërndarë thirrjen e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Uashington, që i kërkon autoriteteve shqiptare që t’i sigurojnë votues mundësinë për të votuar të lirë nga frikësimi dhe dhuna më 25 prill.  

"Ne i nxisim autoritetet shqiptare të sigurojnë që votuesit janë në gjendje të hedhin votat e tyre të lirë nga mitmarrja, frikësimi dhe dhuna”, thuhet në postimin e tyre.

Ndërkohë, vetë Yuri Kim thekson edhe njëherë mbështetjen e SHBA për shqiptarët, ndërsa shkruan se “miqtë e Shqipërisë në Uashington janë me ju ndërsa votoni”.

Ambasadorja e SHBA ka bërë disa herë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndërsa sot i bëri thirrje SPAK që të ndjekë penalisht këdo që dyshohet për krime elektorale.

“Ne e nxisim SPAK të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive krimet zgjedhore”, shkroi më herët sot Yuri Kim.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vera: 23/04/2021 20:26

    Partia socialiste ,,shembull per cdo parti tjeter ,,,fushate e qete dhe plote rregulla ,,,nuk na vrau e nuk na friksoj Fitore partis socialiste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës