TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi është zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë, teksa Report Tv sjell foto nga momenti kur Kim largohet.
Nuk dihet se cili ka qenë fokusi i kësaj bisedë, mirëpo ky takim vjen vetëm pak minuta para se kreu i qeverisë të njoftonte vendimin që Shqipëria ka prishur marrëdhënien diplomatike me Iranin. Vetë Rama tha se ai ka njoftuar aleatët për këtë masë ekstreme.
Priten të mësohen më shumë detaje nga ky takim.