Yuri Kim takohet me ambasadorin e OSBE-së: Inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë sa më shpejt votën e diasporës

Shqipëria të mundësojë sa më shpejt votën e diasporës. Ky është apeli i Ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe Ambasadorit të OSBE, Vicenzo Del Monaco. Dy ambasadorët zhvilluan të martë një takim në Tiranë, ku përsëritën mbështetjen e tyre për organet e drejtësisë së re dhe luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.

Ambasadorja e SHBA-së, nënvizon edhe një herë se SHBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji.

“U takova me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta. SHBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji”, shkruan ambasadorja Kim.

Nga ana tjetër kreu i OSBE-së ka falënderuar ambasadën e SHBA-së për bashkëpunimin e shkëlqyer në Shqipëri, për aspekte të shumta të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit, përfshirë luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar.

Në takimin e tyre, thotë OSBE-, u ra dakord që të forcojnë punën e përbashkët për një Gjykatë Kushtetuese dhe SPAK të fuqizuar. Po ashtu është nënvizuar edhe nga ana e OSBE-së inkurajimi që Shqipëria të mundësojë votimin nga jashtë vendit, siç përcaktohet në Kushtetutë.

‘Gjithmonë kënaqësi takimi me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. E falënderuam atë dhe Departamentin e Shtetit për bashkëpunimin e shkëlqyer të vazhdueshëm me OSBE-në në Shqipëri për aspekte të shumta të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit, përfshirë luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar. Ramë dakord të forcojmë punën e përbashkët për një Gjykatë Kushtetuese dhe SPAK të fuqizuar. Shprehëm inkurajimin tonë që Shqipëria të mundësojë votimin nga jashtë vendit, siç përcaktohet në Kushtetutë, dhe mbetemi të gatshëm të japim ndihmën tonë.’- njofton OSBE.

SHBA dhe OSBE janë dy partnerët kryesorë që mbështesin Shqipërinë në realizimin e reformave të rëndësishme në forcimin e demokracisë e zgjedhjeve të lira.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit