Yuri Kim takon idhullin e saj: Dritë kaq verbuese dhe e bukur! Ermonela Jaho: Disa shpirtra e kuptojnë menjëherë njëri-tjetrin

Yuri Kim takon idhullin e saj: Dritë kaq verbuese dhe e bukur! Ermonela Jaho: Disa shpirtra e kuptojnë menjëherë njëri-tjetrin

Ermonela Jaho dhe Yuri Kim

TIRANË-Sopranoja e famshme shqiptare, Ermonela Jaho është një prej idhujve të ambasadores amerikane në vendin tonë Yuri Kim. Ka qenë vetë diplomatja që e ka treguar këtë detaj në një postim në rrjetet sociale teksa rrëfeu edhe detaje nga një takim që zhvilloi me artistern e njohur.

 “Sot takova një nga idhujt e mi; yllin e mirënjohur të operës, Ermonela Jahon. Kemi punuar më herët bashkë në fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, por kjo ishte hera e parë që takoheshim personalisht. Ne folëm për aftësinë unike të muzikës për të lidhur njerëzit me njeri-tjetrin, për këmbënguljen dhe mbi të gjitha për fuqinë e shpresës dhe dashurisë. Faleminderit, Ermonela, që ishe një dritë kaq verbuese, e bukur. Mezi pres të të shoh në skenë”, shkruan Kim në postimin e saj.

Foton e takimit e ka publikuar në Facebook edhe artistja e madhe Ermonela Jaho. Ajo shpreh mirënjohjen ndaj ambasadores dhe e falënderon për energjinë dhe besimin e patundur që ka për të ardhmen e Shqipërisë.

“Flm e dashur ambasadore për energjinë pozitive, pasionin e sinqertë dhe besimin e patundur ne te ardhmen e Shqipërisë… Disa shpirtra e kuptojnë menjëherë njeri tjetrin kur takohen…” shkruan ajo në postimin e saj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit