Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja. Në një postim në rrjetet sociale Kim shkruan se ka përgëzuar prokurorët dhe hetuesit për punën e bërë në drejtësinë shqiptare.
“Sot u takova me Arben Krajan për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi - përfshirë punën e SPAK - për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t'iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi”, ka shkruar Kim në Twitter.