Yuri Kim takon kryepolicin Nano: SHBA, në krah të uniformave blu, mos u ndikoni nga jashtë

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, një takim i parë pasi Nano mori detyrën.

Pas takimit drejtori Gledis Nano falënderoi SHBA-të për mbështetjen dhe u shpreh se lufta ndaj krimit e korrupsionit nuk mund të bëhet asnjëherë vetëm dhe se bashkë do ia dalim për të pasur më shumë siguri e rend në vend.

"Sapo zhvilluam një takim me znj. ambasadore. takimi u krey në kuadër të bashkëpunimit që policika e shtetit ka me të gjitha agjencitë ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara, si partneri ynë strategjik. Ne kemi mbështetje të plotë nga SHBA dhe i sigurova znj. ambasadore se policia e shtetit do të jetë në nivelet më të larta të performancës për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Kjo është një luftë që nuk bëhet asnjëherë vetëm. Unë jam i bindur që bashkë do t'ia dalim për të pasur rend dhe siguri më tepër në vendin tonë", tha Nano.

Nga ana e saj ambasadorja Kim rikonfirmoi edhe një herë mbështetjen e SHBA-ve për policinë shqiptare në punën e saj.

"Kisha një takim zshumë të mirë këtë mëngjes me z. Nano. Erdha për t'i uruar për pozicionin e ri. Për ne bashkëpunimi i ngushtë mes SHBA dhe Shqipërisë për ligjzbatimin mbetet i fortë. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë me të gjithë ndihmën që është e mundur. Z. Nano dhe unë jemi të dy mbështetës të fortë të prezencës së policisë", tha Kim.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave