TIRANE- Zyra e Shtypit e Idajet Beqirit  e cilëson  arrestimin e Idajet Beqirit një veprim të pastër politike që lidhet me veprimtarinë e tij në krye të Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar.
Idajet Beqiri u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia e Kosovës pas një urdhër arresti të nxjerrë nga drejtësia belge nën akuzën e nxitjes së urrejtjes ndëretnike.
Por për përfaqësuesit e zotit Beqiri këto veprime lidhen me angazhimin që kanë marrë autoritetet policore te Mbretërisë së Belgjikës para shtetit serb dhe atij maqedonas.
Ndërsa bëjnë nje biografi të zotit Beqiri zëdhënësi Harbi Aliaj  sqaron se ndaj tij janë ndërmarrë veprime të ngjashme që nga koha kur Beqiri jetonte në Belgjikë me familjen e tij, në vitin 2003, duke e arrestuar dhe duke e mbajtur ne burgun e Kostancës.
Një vit më vonë në Gjermani atij iu hoq e drejta e azilit politik nga autoritetet belge edhe pse pas ekstradimit nga Gjermania ne vitin 2004 ju nënshtrua hetimeve dhe gjykimeve në të treja shkallët e gjykimit në Shqiperi.
Edhe pse këto vendime morrën formë të prerë ku shprehej pafajësia e sotit Beqiri, autoritetet belge ngritën sërish të njëjtat akuza dhe renditën të njëjta fake të cilat sipas tyre në vështrim të lëgjislacionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar quhen “GJE E GJYKUAR”.
Autoritetet belge të pakënaqura nga këto vendime gjyqësore filluan përsëritjen e të njëjtave akuza.
Zotit Beqiri-sqaron Zyra e tij e shtypit- edhe pse ka kërkuar pajisjen me vizë për të ndjekur procedurat e hetimit në Belgjikë një gjë e tillë nuk ju mundësua nga ambasada e Mbreterisë së Belgjikës në Tiranë dhe në Sofie, dhe për këtë ai disponon përgjigjet zyrtare negative nga ana e tyre.

Mbrojtësit e Beqirit konfirmojnë se kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar nuk do ndalë veprimtarinë e tij për përmbushjen me mjete demokratike të qëllimit final për bashkimin e gjithë shqiptarëve brenda trojevë të tyre etnike në një shtet të vetëm.
Aliaj pretendon se arrestimi i Beqirit është i padrejtë edhe për faktin se ndaj tij mungojnë provat, e vetmja provë sipas tyre është një kompjuter i përdorur para 2002 para se ai të angazhohej në krye të FBKSH.
Kreu I Partisë së Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri u arrestua dje nga policia e Kosovë snën akuzën e nxitjes së urrejtjes ndëretnike. Prangosja e 61-vjeçarit ka ndodhur pranë kalimit kufitar te Vermicës, sapo ai ka hyrë neë shtetin e Kosovës. Beqiri ka qenë sekretar politik i armatës kombëtare shqiptare nëntë vite me parë dhe akuzohet se nga qyteti i Namurit ne Belgjike, ka lëshuar thirrje që sipas autoriteteve belge nxisnin dhunën ndëretnike.
(ns/shqiptarja.com)