Zëdhënësja e Bashkisë: Gjithçka është zhvilluar sipas procedurave

Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha, deklaron se ajo nuk di ndonjë datë të saktë se kur është zhvilluar ky tender apo shumën përkatëse, por se çdo gjë është bërë sipas një procedure të rregullt ligjore. "Ne jemi të hapur për të gjithë, dhe në bashkinë e Tiranës zhvillohet me seriorizitet e rigorizitet, çdo lloj pune që bëhet. Sigurisht edhe tenderat zhvillohen sipas një procedure të rregullt ligjore. Unë në të vërtetë merrem më tepër me çështjet e kulturës, ndaj nuk di të të them ndonjë gjë konkrete për këtë tender", - na thotë zëdhënësja Bisha. Ndërsa pyetjes sonë nëse Bashkia e Tiranës i publikon on-line tenderat që do të zhvillojë dhe fituesit e tyre, zëdhënësja Bisha, na thotë se ende nuk realizohet një gjë e tillë, por sërish na siguron se këtyre procedurave u kushtohet një rëndësi e madhe. "Bashkia bën shpalljen publike për tenderat dhe të interesuarit paraqesin dokumentacionin dhe ofertën, që shikohen me rigorizitet", - na thotë ajo.

Ndërkohë që interesimit tonë në bashki se kur është bërë tenderi dhe sa është shuma e vënë në dispozicion, askush nuk di t'i japë përgjigje, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë as në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Në fakt edhe në kohën e Ramës, shifra e tenderave të dekorimeve gjithnjë është mbajtur sekret, por këtë herë abuzimi qëndron në faktin se firma fituese është e njerëzve të afërt të kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme