Zënka Serbi-Kosovë i sjell
Evropës humbjen e 6 minutave!

Zënka Serbi-Kosovë i sjell<br />Evropës humbjen e 6 minutave!<br>
Nga mesi i janarit, ato orë elektronike që furnizohen nga rrjeti elektrik në Evropë, si për shembull ato të furrave me mikrovalë apo pajisjet që hapin e mbyllin ngrohjen qendrore me kohë të caktuar (nuk është fjala për orët në telefona celularë apo në kompjuterë) kanë pësuar një ngadalësim prej 6 minutash. Nuk janë prekur vetëm Britania e Madhe dhe disa vende nordike.

Shkaku
Arsya mund të gjendet në një sherr mes Kosovës dhe Serbisë, që është transferuar edhe në rrjetin elektrik ndërkombëtar. Këtë e ka zbuluar ENTSOE, organizmi që përfaqëson operatorët e transmetimit të energjisë elektrike në 25 vende evropiane. Që nga Spanja tek Turqia, duke kaluar nëpër Itali e Poloni, të gjithë këto vende bëjnë pjesë të një zone të gjerë, të lidhur me një rrjet elektrik, i cili punon me një frekuencë të sikronizuar që matet në 50 Herz. Kjo frekuencë rregullon edhe matjen e orës në pajisje të caktuara.         

Problemi ka lindur për shkak se, që prej disa javësh, Kosova nuk ka prodhuar aq energji sa të plotësojë nevojat e saj. Serbia, e cila ka detyrim me ligj të plotësojë mungesat e mundshme të Kosovës në këtë fushë për të siguruar stabilitetin e rrjetit evropian, nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kjo, pasi të dy vendet ndodhen në konflikt për një seri çështjesh që lidhen me shkëputjen e Kosovës mëse 10 vjet më parë dhe kështu që Serbia nuk e ka vënë ujin në zjarr.

Kjo situatë ka sjellë si pasojë ndryshimin e frekuencës së elektricitetit me 2.5 Herz, që ka sjellë nga ana e vet ngadalësimin e sahatëve. “Ky devijim u ndalua të martën, i deklaroi BBC-së zëdhënësja e ENTSOE Susanne Nies, kur Kosova arriti të sigurojë sërish energjinë, për të cilën ka nevojë”. Sipas Nies, duhet të prodhohet energji shtesë dhe të hidhet në kohë në rrjetin evropian, në mënyrë që të ekuilibri të rikthehet në të gjithë kontinentin e vjetër.

Pasojat
Por çdo të ndodhë me sahatët elektrikë me zile apo ato të mikrovalëve, të cilët shënojnë 6 minuta vonesë?
Një zgjidhje e parë do të ishte t’i rregullosh me dorë, por do të të duhet t’i rregullosh përsëri kur do të rikthehet frekuenca normale. Sidoqoftë, ve në dukje BBC, ngjarja është kaq e rëndë, saqë një organizëm teknik si ENTSOE në komunikatën e vet ka qenë i detyruar të theksojë se ajo “kërkon një zgjidhje politike”.

Dy vendet
Askush nuk e kishte menduar që grindjet mes dy vendeve do të sillnin edhe një çoroditje të sistemit elektrik kontinental. Dhe grindjet janë të vazhdueshme e të ashpra, pavarësisht nga ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian. Kështu psh, më 26 shkurt ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç kërcënoim se do të tërhiqeshin nga dialogu aktual në rast se kosovarët do të vijojnë të shtyjnë dhe të mos përfillin krijimin e komunitetit të bashkive e komunave serbe në Kosovë, që konsiderohet si pikë qendrore dhe e padiskutueshme e marrëveshjeve të Brukselit të prillit 2013. Përplasjet dhe tensionet, ndërkohë, ndiqen me vëmendje nga ana e Bashkimit Evropian, sidomos nga komisari për Zgjerimin Johannes Hahn, i cili e konsideron si “me rëndësi jetike” dialogun mes dy vendeve.

Orët elektronike që furnizohen nga rrjeti elektrik në Evropë që nga mesi i janarit të këtij vitikanë pësuar një ngadalësim prej 6 minutash. S’janë prekur vetëm Britania e Madhe dhe disa vende nordike

Askush s’kishte menduar që grindjet mes dy vendeve do të sillnin edhe një çoroditje të sistemit elektrik kontinental. Dhe grindjet janë të vazhdueshme e të ashpra, pavarësisht nga ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë