Zëri i Amerikës: Byroja e Hetimit
në varësi të Njësisë Antikorrupsion

Zëri i Amerikës: Byroja e Hetimit<br />në varësi të Njësisë Antikorrupsion
Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioni nga i cili ajo do të varet, janë ndër çështjet më të nxehta të debatit për reformën në drejtësi. Sipas Zërit të Amerikës, Byroja do të shqyrtohet nga Komisioni i Reformës në Drejtësi së bashku me paketën e ndryshimeve kushtetuese.
 
Ndërsa sa i takon varësisë, Zëri i Amerikës thekson se Byroja do të varet nga Prokuroria Speciale Antikorrupsion, në rolin e një policie gjyqësore. Për krijimin e saj në fillim të shkurtit pati një debat të zjarrtë, të nxitur nga opozita sipas së cilës, shumica po zvarriste aprovimin e kësaj strukture, pavarësisht së ekzistonte një projekt i hartuar me asistencën amerikane, e për të cilën palët kishin rënë dakord.

Fillimisht kryeministri Edi Rama, deklaroi në parlament më 4 shkurt se projekti do i kalonte Komisionit të Reformës për të parë nëse duhej pritur apo jo paketa e ndryshimeve kushtetuese.
 
Por 6 ditë më vonë, papritur ai miratoi projektin në qeveri, një lëvizje që duket se ishte më tepër një përgjigje ndaj opozitës. Kjo e fundit e kundërshtoi duke këmbëngulur më pas se do të jepte mbështetjen e saj vetëm nëse do të ishte në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias.
 
Në të vërtetë, Komisioni i Venecias nuk është marrë fare me këtë strukturë, por vetëm me Prokurorinë Speciale Antikorrupsion. Tanimë, Komisioni i Reformës, do të duhet të rishikojë projektin e Qeverisë, për të përshtatur varësinë e Byrosë, direkt nga Prokuroria Speciale Antikorrupsion.
 
Në të njëjtën kohë, duhet që të ndërhyhet edhe në Kodin e Procedurës penale, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi variantin e parë të Byrosë, kërkon që kjo strukturë të parashikohet dhe në këtë Kod, i cili që prej afër dy vjetësh i është nënshtruar një rishikimi nga ana e ministrisë së Drejtësisë, e cila ende nuk e ka përmbyllur punën e saj.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot