Zëvëndësimi i planit Obama, si
dështuan republikanët e Trump

Zëvëndësimi i planit Obama, si<br />dështuan republikanët e Trump
Edhe dy senatorë republikanë kanë shprehur qëndrimin kundër planit të partisë së tyre për të zevendësuar reformën shëndetësore të ish-presidentit Obama, duke bërë që projektligji të mos kalojë dot në variantin aktual.

Mike Lee dhe Jerry Moran deklaruan se ligji i ri nuk përmban të gjitha kreditet për të zëvëndësuar atë të administratës së mëparshme.

Republikanët kanë qenë të përcarë lidhur me këtë cështje, me eksponentët e moderuar që kanë shprehur shqetësimin për efektet e ligjit të ri tek shtresat më të dobëta.

Nga ana tjetër, presidenti Trump e kishte shfuqizimin e “Obamacare” një pikë kyce të fushatës së tij.

Për fat të keq duket qartë se përpjekja për të shfuqizuar dhe zëvëndësuar menjëhërë dështimin e “Obamacare” nuk do të ketë sukses”, ka deklaruar gjithashtu lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell.

Projektligji i republikanëve mban pikat kyce të ligjit të Obamës sa i takon taksave për të  pasurit, ndërsa u lejon kompanive të sigurimit të mbulojnë më pak dhe bën shkurtime drastike për ofrimin e shëndetësisë për të varfërit.

Me dy kundërshtimet e fundit, republikanët, të cilët kanë 52 nga 100 ulëse në Senat, nuk kanë më shumicën e nevojshme për të kaluar ligjin.

Lee dhe Moran njoftuan njëkohësisht vendimin e tyre, duke u bashkuar kështu me senatorët Rand Paul dhe Susane Collins, që ishin gjithashtu kundër pr/ligjit.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi