Zëvendës presidenti i SHBA, Joe
Biden: Duhet të rritesh Donald

Zëvendës presidenti i SHBA, Joe<br />Biden: Duhet të rritesh Donald
Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një intervistë është pyetur për statuset e presidentit të zgjedhur, Donald Trump, në rrjetin social Twitter.
 
Ai është pyetur nga gazetari në veçanti për statusin ku Trump akuzonte presidentin Obama për krijimin e pengesave në kalimin e pushteti , Biden është shprehur  se është kohë që Donald Trump të fillojë të sillet si një i rritur.
 
“Rritu Donald, rritu. Është koha për tu bërë një i rritur. Do të jesh presidenti i SHBA-ve, do të të duhet të prezantosh legjislacione dhe të debatosh për to. Na trego se çfarë mund të bësh”, është shprehur ai.
 
Ndërkohë Biden ka reaguar gjithashtu edhe në lidhje me qëndrimin skeptik që presidenti i zgjedhur, Trump, ka për agjencitë e inteligjencës Amerikane, duke thënë se kjo është diçka e rrezikshme.
 
Kjo nuk është hera e parë që Joe Biden shprehet kundër Trump në një intervistë televizive pasi në një intervistë për CNN pak kohë përpara zgjedhjeve të 2016 në SHBA, ai u shpreh se Trump i mungonte ndjeshmëria për popullin amerikan.
 
“Ai nuk është një njeri i keq, por injoranca e tij është shumë e thëllë”, u shpreh zëvendës presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf