Zaev kërcënon: Braktisim
zgjedhjet nëse nuk shtyhet data 

Zaev kërcënon: Braktisim<br />zgjedhjet nëse nuk shtyhet data 
Nuk ka dritë në fund të tunelit sa i përket krizës politike në Maqedoni. Partia më e madhe e opozitës, LSDM ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhje, nëse ato mbahen në 24 prill.

Megjithatë lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka sqaruar vendimin e partisë per te bojkotuar zgjedhjet, duket iu lënë një muaj kohë për plotësimin e kushteve për pjesëmarrjen e opozitës ne zgjedhje.

“Deri në shpërbërjen e Kuvendit japim shans që të mund të  përmirësohen vendimet për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, që të mund të plotësohen kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike, duke pastruar kështu listën zgjedhore dhe reformat në media. Kjo nënkupton se deri në shpërbërjen e Kuvendit ne mbetemi edhe në Qeveri  edhe në Kuvend”, tha Zaev. 

Partia ne pushtet VMRO-DPMNE reagoi pas deklaratës se Zaev, duke përsëritur se zgjedhjet do te jene te lira e te ndershme dhe se Maqedonia nuk mund te mbetet peng i interesave personale te disa partive. 

Ndërkaq, diplomatet perëndimore vazhdojnë përpjekjet për zbatimin e marrëveshjes se korrikut dhe theksojnë se zgjedhjet duhet te jene gjithëpërfshirëse.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve