Zaev: S’prishet Qeveria për
shkak të koalicionit ASH-Besa
Kryeministri i vendit Zoran Zaev deklaruar se koalicioni midis Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa nuk e pengon dhe as nuk e dëmton koalicionin qeveritar, pjesë e së cilit është edhe partia e Selës, me dy deputetët e saj, Ziadin Sela dhe Syrija Rashidi. Zaev shtoi se e vetmja pengesë mund të jetë tërheqja e partisë së Selës nga Qeveria.
Kryeministri i vendit Zoran Zaev deklaruar se koalicioni midis Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa nuk e pengon dhe as nuk e dëmton koalicionin qeveritar, pjesë e së cilit është edhe partia e Selës, me dy deputetët e saj, Ziadin Sela dhe Syrija Rashidi. Zaev shtoi se e vetmja pengesë mund të jetë tërheqja e partisë së Selës nga Qeveria.
Pushteti lokal është i ndryshëm nga ai Qendror dhe është shumë legjitime që Ziadin Sela ka hyrë në koalicion me Besën, unë nuk kam problem në këtë drejtim. E pashë që kishte mbështetje edhe me strukturat e VMRO-DPMNE-së siç është në Gostivar dhe kam mirëkuptim, me siguri janë marrë vesh për programin në nivel lokal, siç ne jemi me BDI-në dhe i mbështesim kandidatët e tyre, dhe nuk shoh ndonjë pengesë që ajo gjë të ndikojë, përveç se Ziadin Sela nuk vendosin që ta lëshojnë Qeverinë. Mua më vjen mirë që e konfirmuan se nuk do e lëshojnë qeverinë, absolutisht ne vazhdojmë më tutje- deklaroi kryeministri Zoran Zaev, shkruan alsat.m.
Analisti Ismet Ramadani thotë se LSDM dhe Aleanca nuk kanë përfitim nga dalja e partisë së Selës nga qeveria. Ai madje thotë se përplasjet apo mospërkrahjet e dy partive që janë në koalicion qeveritar, shpesh herë dinë të jenë frytdhënëse.
Unë mendoj se kjo është retorikë që karakterizohet në fushatat zgjedhore sic është tani e Selës, mendoj se kjo nuk do të shkojë deri aty që Aleanca të del nga Qeveria dhe përkundrazi mendoj se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në qeveri. Në këtë moment mendoj se fare LSDM-ja nuk ka interes që të e përjashtojënë dikënd nga qeveria sepse i mungojnë numrat. Nuk duhet t’i shohim ndonjëherë momentet që na duken konfliktuoze brenda për brenda qeverisë si negative, sepse kemi praktikë edhe më përpara qe partnerët e koalicionit, mua më kujtohet shumë mirë kur PPD ishte në koalicion me LSDM-në ishte karakterizuar ai koalicion si qeveri konfliktuoze- tha analisti Ismet Ramadani.
Nga ana tjetër analisti Xhelal Neziri shprehet i bindur se pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, partia e Selës nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë Zaev.
Kryeministri Zaev së bashku me përfaqësuesit e BDI-së vizitoi banorët e komunës së Cairit dhe të Gostivarit, duke kërkuar që ata t’i mbështesin kandidatët e BDI-së në raundin e dytë, Visar Ganiu dhe Nevzat Bejta. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale i cili do të jetë vendimtar për shumicën e qyteteve të banuara me shqiptarë, do të mbahet më 29 tetor.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.9%
-
Jo
65.1%
-
Nuk e di
8%
Vota total: 2770
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reforma Zgjedhore, Basha: Berisha ia shiti zgjedhjet Ramës, në Kuvend do fusin kamikazët e tyre! Pazarin e mbyllin me goditjen e SPAK
26 Korrik, 16:15
-
Plagosën njëri-tjetrin me armë pas konfliktit për pronën, arrestohen tre kushërinjtë në Thumanë
26 Korrik, 16:13
-
Ministri Balla takon të ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA: Mirënjohës për programet e asistencës dhe mbështetjen përmes ICITAP e DEA
26 Korrik, 16:03
-
SHBA, emrat e kandidatëve të mundshëm demokrat për nënpresident
26 Korrik, 15:58
-
Paris 2024/ Sot ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, 7 mijë atletë paradë mbi lumin Sena! Ndodh për herë të parë në histori
26 Korrik, 15:56
-
'Ndryshimi i kodit zgjedhor skandaloz', Shehaj del kundër: Qytetarët duan hapjen e listave! Paratë e korrupsionit pengojnë rotacionin
26 Korrik, 15:52
-
Shkodër/ Garantimi i një sezoni turistik të sigurt! Procedohen penalisht 10 persona
26 Korrik, 15:52
-
‘Gusht i nxehtë’ Pulla paralajmëron: Kujdes me firmosjen e kontratave nën tavolinë! / Sfida e të papritura përgjatë muajit për..
26 Korrik, 15:51
-
1/3 e listës së mbyllur, Etjen Xhafaj ironizon opozitën: Keni 33 vite me kryetarin e paprekshëm, endeni akoma me këtë debat
26 Korrik, 15:49
-
Probleme të reja për Flick, as de Jong nuk udhëton me Barcelonën në SHBA
26 Korrik, 15:45
-
'Bravo Damian e bëre tërmet prapë', Çollaku: Opozita korri atë që mbolli! Tani do ketë 140 deputetë të emëruar
26 Korrik, 15:32
-
Rritet tarifa e ujit për familjet korçare, vendimi kalon me votat e PS në këshill! Opozita kundër: Në fshatra mungon uji, pse të paguajnë?!
26 Korrik, 15:26