Zagani, Alibeaj: Askush nuk
është gjykuar më shumë se ai

Zagani, Alibeaj: Askush nuk<br />është gjykuar më shumë se ai<br /><br>
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar nga selia e Partisë Demokratike, për sa i përket dokumenteve të publikuara nga deputeti socialist Taulant Balla për një masë sigurie ndaj Dritan Zaganit.

“Asnjë kriminel nuk është gjykuar aq sa Zagani, kaq mjafton për të kuptuar në anën e kujt është Rama dhe Tahiri”, është shprehur Alibeaj, i cili ka shtuar se kryeministri dhe ish- ministri i Brendshëm, janë mbështetës dhe përfitues aktivitetit të Habilajve.

“Sot kushdo e kupton se një masë sigurimi nuk është dënim dhe aq më tepër kur kjo masë është dhënë nga urdhrat e Tahirit”, ka thënë Alibea, i cili ka shtuar se çështja e Zaganit edhe pas tre vitesh vazhdon të jetë në gjykatën e Fierit nën presionin që është duke ju ushtruar gjykatës.

Kushdo e kupton pse Rama ka lënë çdo punë e merret me Zaganin. Është duke u përpjekur për të fshehur gjurmët, i kapur nga paniku nuk është në mbrojtje vetëm të Tahirit, po është hedhur në sulm për të fshehur drejtësinë”, përfundoi Alibeaj.

Deklaratë e Enkelejd Alibeaj
Në këto katër vite, Saimir Tahiri dhe Edi Rama kanë akuzuar dhe arrestuar vetëm një njeri: Dritan Zaganin, njeriun që hetoi dhe kapi në flagrancë bandën Tahiri-Habilaj. Asnjë polic dhe madje asnjë kriminel nuk është sulmuar dhe akuzuar prej Edi Ramës sa Dritan Zagani. Kaq mjafton për të kuptuar se në anën e kujt kanë qenë Saimir Tahiri dhe Edi Rama.

E vërteta është se Rama – Tahiri kanë qenë në dijeni të plotë të veprimtarisë kriminale të Habilajve dhe jo vetëm. Kanë qenë frymëzues, mbështetës dhe përfitues të saj, siҁ del nga përgjimet e antimafias italiane. Kanë qenë në dijeni, e kanë ndihmuar dhe e kanë bekuar trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve. Kanë përfituar prej saj dhe kanë blerë edhe zgjedhjet me milionat e drogës.

Prandaj Oficerin Dritan Zagani e sulmuan, e kërcënuan e arrestuan dhe e persektuan të gjithë këto tre vjet: e kërcënuan Habilajt, e kërcënoi Saimir Tahiri, e kërcënoi Edi Rama. Së bashku deshën ta dergjnin në burg për shumë vite, por nuk ja dolën dot.

Para dy ditësh Edi Rama gçnjeu publikisht se Zagani është i dënuar nga Krimet e Rënda. Pasi gënjeshtra e tij doli zbuluar, sot serviri përmes Taulant Ballës një masë e sigurimi të Krimeve të Rënda.

Në fakt kushdo përveç avokatit të krimit dhe mafias e kupton se një masë sigurimi nuk është vendim dënimi. Aq më tepër kur masa e sigurimit i është dhënë për shkak të konspiracionit të strukturave të SHKB në varësi direkte të Tahirit.

E vërteta është se deri më sot nuk ka asnjë vendim gjyqësor për fajësinë e Zaganit. Se masa e sigurimit “arrest në burg” e kërkuar në vitin 2014 pranë Krimeve të Rënda është një tullumbace e shfryrë, nga vetë kjo gjykatë për mungesë provash. Se sot nuk ka asnjë procedim penal tek Krimet e Rënda ndaj Zaganit. Se procedimi penal është përcjellë në Gjykatën e Fierit dhe pas më shumë se 3 vjetësh, ende nuk ka përfunduar, megjithë presionin politik të pashembullt!

Çdokush e kupton pse Rama ka lënë ҁdo punë dhe merret me Zaganin, duke nxjerrë nga arkiva e vitit 2014 gjysmë kopjesh të vendimeve gjyqësore. Përpiqet me ҁdo kusht të mbulojë gjurmët!

Rama bëri ҁ’është e mundur të pengojë drejtësinë dhe për këtë shkak ai nuk e dorëzoi Tahirin! Por i kapur nga paniku, sot nuk i mjafton vetëm mbrojtja e Tahirit! Ai është hedhur në sulm që me ҁdo mjet të asgjësojë provat dhe të intimidojë dëshmitarët.

Por faktet janë kokëfortë. Hetimi i Antimafias Italiane e ka zhveshur të vërteten  lakuriq. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Dhe rrjeta po fillon të shtrëngohet rreth peshqeve të mëdhenj. Nuk do të kenë shpëtim!​

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, mjeku: Alma nuk mjekohej në psikiatri! Psikologia: Shkak ngarkesa psikologjike! Gazetari: Dominon hakmarrja ndaj burrit

Tragjedia në Shkodër, mjeku: Alma nuk mjekohej në psikiatri! Psikologia: Shkak ngarkesa psikologjike! Gazetari: Dominon hakmarrja ndaj burrit