TIRANË - Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori thërret mbledhjen e Konferencës Gjyqësore Kombëtare për zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga gjykatat e apelit pas lënies vakant të këtij posti, nga emërimi i Artan Brocit si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Siç bën të ditur njoftimi zyrtar nga Gjykata e Lartë, mbledhja do të organizohet në Tiranë në datën 31.05.2013. Këtë thirrje Zaganjori e bëri me cilësinë e kryetarit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare (K.GJ.K.) dhe në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare”. Gjithashtu, anëtarët e konferences do të diskutojnë çështje, të cilat kanë interes të veçantë për trajtim, mbi prioritetet dhe problematikat e gjyqësorit shqiptar.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)