ZAGREB - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, njëherësh kryeministri i qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit në vend, ndodhet në Zagreb për t’u bërë pjesë e festimeve të bashkimit të Kroacisë në familjen evropiane. Gjatë qëndrimit në Zagreb, lideri socialist është takuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky fakt është bërë i ditur përmes rrjetit social Twitter nga vetë Rama, i cili ka postuar foto nga takimi.
Pas fitores së thellë të koalicionit të majtë në zgjedhjet parlamentare në vend, kryeministri Thaçi ka uruar Ramën si kryeministër i ardhshëm, ndërsa është folur edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Njëherazi, edhe kryesocialisti Rama ka uruar Thaçin për nisjen e bisedimeve për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.
Kroacia është në festë për shkak të hyrjes në Bashkimit Evropian më 1 korrik, pas një rruge të gjatë për t’u anëtarësuar. Kroatët do të jenë vendi i 28, që i bashkohen Brukselit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com