Zaho është emër i traditës së jugut të Shqipërisë dhe vjen nga emri “Zahari”. Origjina e tij është arbërore dhe ishte në përdorim në të gjitha trevat shqiptare. Mjafton të kujtojme kapedanët e kohës së Skënderbeut, Lekë Zaharinë në veri dhe Zaharia Gropën në jug. Në Shqipërinë e Mesme është i njohur si Zahar dhe shkurtohet në Zar ose Zak (Xak).
Shqiptarët e përdorin edhe si emër edhe si mbiemër dhe në trajtën Zaho ruhet kryesisht në zonën e Bregut dhe të Labërisë (Lumi i Vlorës) duke u huazuar për këtë qëllim si nga të krishterët edhe nga Muhamedanët… kjo pasi emri në origjinë të lashtë është biblik.
Në versionet e tjera në Shqipëri është përdorur në format Zeke, Zaho dhe Zeqir.
Nuk duhet lidhur me greqishten Zahari që i thonë sheqerit, fjalë e cila ka tjetër origjinë.
Forma Zaho është forme e pakundërshtueshme e adoptimit shqiptar që e bën këtë emër kombëtar sikurse Gjin (Johannes) apo Gjergj (Georges).
/Shqiptarja.com