Zakharova: Krimea është territor rus
s’kemi çfarë t’i rikthejmë Ukrainës

Zakharova: Krimea është territor rus<br />s’kemi çfarë t’i rikthejmë Ukrainës
RUSI-Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se Krimea është një territor i federatës ruse dhe se nuk do t’i rikthehet Ukrainës.

“Ne nuk kthejmë territoret tona. Krimea është një territor i Federatës Ruse", është shprehur Zakharova gjatë një konference për shtyp.

Kjo deklaratë e ministrisë së Jashtme të Rusisë, vjen vetëm një ditë pasi Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Rusisë t’i rikthejë gadishullin e Krimesë Ukrainës.

Gjatë ditës së martë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka deklaruar në konferencën ditore për shtyrp se “presidenti Trump ka bërë shumë të qartë se pret që qeveria ruse të ndali dhunën në Krime dhe t’ia rikthejë atë Ukrainës”.

Gjithashtu Spicer ka thënë se presidenti Trump dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri