Një 41-vjeçar nga fshati Mëlçizë e Zall-Herrit, u arrestua nga komisariati nr.5, ndërsa u kap duke ujitur e prashitur një parcelë me kanabis. Mesnatën e të hënës, policia e Kamzës, ndaloi Fadil Çalin i cili dyshohej se kishte kultivuar një parcelë me kanabis në zonën e fshatit Mëlçizë
Për këtë shkak ai ishte mbajtur në vëzhgim nga efektivët e komisariatit nr.5, të cilët mesnatën e të hënës duke u gdhirë dita e martë, ndërhynë duke ndaluar në flagrancë Çalin. Gjatë kontrollit, policia konfirmoi se ishte gjetur një sasi prej rreth 120 rrënjë bimësh kanabis sativa. Sipas policisë Çali kishte ngritur një rrjet vaditës me tuba në parcelën, në të cilën kishte mbjellë kanabisin.
Sipas policisë në momentin e ndalimit, Çali, u kap në flagrancë ndërsa ishte duke ujitur dhe prashitur disa prej rrënjëve të kanabisit. Pas asgjësimit të lëndës narkotike, policia tha se kishte referuar dosjen në Prokurorinë e Tiranës, për veprën penale të "Kultivim i bimëve narkotike”.

Foto të tjera..
/Shqiptarja.com

duke ujitur kanabisin në parcelë ">