Aktivisja, Zana Avdiu ka reaguar pas fjalëve të babait të Granit Xhakës, Ragip Xhaka, në lidhje me deklaratën që ai ka bërë në një media në Kosovë.  Ajo ka thënë se nuk e priste reagimin e babait të Graniti, kjo sepse sipas saj Graniti nuk ka nevojë që dikush tjetër të flasë për të pasi është maxhoren dhe i përgjegjshëm për të kthyer përgjigje.

“Më vjen keq që zoti Xhaka më kërcënoi publikisht. Më vjen keq që nuk e ka kuptuar statusin. Më vjen keq që nuk është ndalur ta mendoj dhe ta kuptoj se çka po thotë, ka thënë ajo. 

Sipas asaj që ka thënë Zana Avdiu, shumë mesazhe kërcënimi ka ardhur pas reagimit të tij në llogarinë e saj në instagram.

" Mua më vjen keq që një prind del të flasë në emër të djalit të tij që është i rritur”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se situata e rënduar e kërcënimeve e ka fillesën në komentin e aktivistes kudër gjjestit të Xhakës në ndeshjen Zvicër-Serbi. Ajo e ka quajtur gjestin e futbollistit si një gjest që mund ta bënte vetëm një "rrugaç rruge'. Për këtë koment të aktivistes ka folur edhe babai i Xhakës duke dalë në mbështetje të së birit. Menjëherë pas reagiit të babai, Avdiu thotë se i kanë ardhur kërcënime të shumtam të cilat ajo do i denoncoi në polici bashkë me avokatin e saj.