Zana Xhuka bllokon hetimin e
pasurisë së qeverisë Berisha

Zana Xhuka bllokon hetimin e<br />pasurisë së qeverisë Berisha
TIRANE- Ndonëse ka gati një vit që është në krye të institucionit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Zana Xhuka nuk ka hetuar asnjë prej pasurive të zyrtarëve, siç e përcakton e ligji. Madje nuk ka raportuar as në Kuvend, duke bërë që puna e këtij institucioni shumë të rëndësishëm verfikimi të pasurisë së zyrtarëve të lartë, hetimit të konfliktit të interesit në tërë piramidën e shtetit shqiptar të zhytet në mister.

Nëse drejtohesh për të marrë një deklaratë pasurie për një politikan apo zyrtar të lartë sipas ligjeve në fuqi dhe ndjekur tërë procedurat e nevojshme, nuk do të arrish të marrësh asgjë, madje të përcjellin me fjalët se dosjet janë të pahetuara e të papërpunuara. Dhe për më tepër s’janë dorëzuar as deklarata e pasurisë nga shumë zyrtarë dhe politikanë, përfshirë ministra dhe deputetë, duke e rënduar akoma më tej gjendjen në këtë institucion, i kritikuar rëndë dhe nga raportet ndërkombëtare.

Njëherësh Xhuka ka bllokuar punën e nisur që më 19 nëntor 2012 për kontrollin e plotë të rreth 200 zyrtarëve për shkak të funksionit dhe për dyshime për pasurinë e tyre, me arsyetimin absurd e antiligjor se kjo nuk ishte puna e saj. Ndonëse është përcaktuar në këtë detyrë me dekret presidencial dhe me votë të mazhorancës së atëhershme të djathtë të drejtuar nga Berisha pikërisht për të bërë kontrollin e plotë të deklaratave të pasurisë së zyrtarëve të lartë, por dhe për të verifikuar burimin e të ardhurave nëse e lyp nevoja. Njëherësh Xhuka ka refuzuar t’i kontrollojë e të bëjë një hetim administrativ për rreth 1200 deklarata të mbartura nga 2012, duke i arshivuar të papërfunduara e të pafirmosura prej saj.

Po ashtu, për të gjitha deklaratat e këtij viti, rreth 4800 të tilla, s’është bërë skanimi elektronik siç kërkon ligji me qëllim shmangien e ndërhyrjeve në to, dhe nuk janë kontrolluar paraprakisht siç kërkon ligji. Por ende s’dihet fati i rreth 100 dosjeve të kontrollit të plotë të filluara në muajin qershor, afati i të cilave ka mbaruar më 23 shtator. Sipas ligjit, duhet të kishte filluar që prej muajit prill kontrolli i 4% të dosjeve që përzgjidhen në bazë të shortit të hapur që kryhet vit për vit. Ndërkohë që dhe disa ditë ka qënë të mbyllet viti dhe nuk dihet akoma se çfarë bëhet me rreth 200 dosjeve të përzgjedhurave me short. Në këtë mënyrë deklaratat e pasurisë të ish-kryeministrit Berisha, ish-ministrave të qeverisë së djathtë, deputetëve dhe ish-deputetëve tashmë janë arshivuar e nuk arrihet të merret asnjë informacion për to. Pa pretenduar më pas për verifikim të ardhurash.

Prokuroria e Tiranës merr Xhukën në pyetje
Kryetarja e ILDKP Zana Xhuka është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës ku është interesuar për dy procese të cilat lidhen me të. Ajo ka paraqitur me iniciativë disa dokumente në lidhje me kallëzimin për shpifje që Xhuka ka bërë ndaj një prej pjestarëve të stafit të saj. Nga takimi me kreun e akuzës së kryeqytetit Petrit Fusha, Xhuka është interesuar dhe për kallëzimin, ku 34 pjestarë të stafit të inspektoriatiti i janë drejtuar prokurorisë duke akuzuar atë për shkelje dhe shpërdorim detyre.


Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë