Zanfina Ismaili rrezikon burgun,
nuk prononcohet për çështjen
Prej disa ditësh në mediat kosovare qarkullon lajmi se këngëtarja e njohur kosovare Zanfina Ismaili do të duhet të qëndrojë disa ditë në burg. Kjo ka ndodhur pasi në adresë të këngëtares
Prej disa ditësh në mediat kosovare qarkullon lajmi se këngëtarja e njohur kosovare Zanfina Ismaili do të duhet të qëndrojë disa ditë në burg.
Kjo ka ndodhur pasi në adresë të këngëtares është lëshuar që prej një viti një fletë-arresti.
Gjatë një koncerti të këngëtares rreth një viti më parë ajo ka patur me vete gaz lotsjellës, i cili është zbuluar nga forcat e sigurisë.
Pas gjetjes së tij menjëherë është raportuar në polici. Zanfina është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se e ka mbajtur gazin lotsjellës vetëm për vetëmbrojtje.
Sipas saj në një tjetër koncert ku ajo ka qenë e pranishme është sulmuar nga një fans i saj, i cili nuk e ka lënë të qetë atë për një kohë të gjatë.
Mediat kosovare situata kishte arritur deri në atë pikë, sa Zanfina është detyruar të bëjë një denoncim.
Por më pas është zbuluar se personi vuante nga problemet mendore.
Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nga gjykata në lidhje me këngëtaren, por mendohet që mund të vuajë 16 ditë burg, për arsyen se nuk është paraqitur në gjykatë gjatë thirrjeve të tyre.
Suplementi "THASH&THEM" ka kontaktuar me Ismailin, por ajo nuk ka preferuar të prononcohet për këtë çështje.
(xh.k/shqiptarja.com)
12/4
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
20%
-
Jo
75.4%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2350
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bacan me miell misri dhe hithra nga zonja Albana
10 Tetor, 12:02
-
Supë me hithra të njoma nga zonja Albana
10 Tetor, 11:50
-
Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës
10 Tetor, 11:49
-
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg! Firmosi deklaratë noteriale që justifikoi 210 mijë euro për të dënuarin për prostitucion në Itali! Shqiptarja.com zbardh dosjen
10 Tetor, 11:43
-
Fundi i një epoke, Rafael Nadal njofton tërheqjen nga tenisi i luajtur
10 Tetor, 11:42
-
Hoxha dhe Gonzato vizitojnë pronën e konfiksuar të kthyer në sipërmarrje, Ministri i Brendshëm: Pasuritë e krimit shëndërrohen në përfitime reale për shoqërinë
10 Tetor, 11:38
-
Erdogan në Tiranë, pritet me ceremoni nga Presidenti Begaj
10 Tetor, 11:38
-
Erdogani shqiptar në derën e xhamisë së Namazgjasë! 9-vjeçari udhëton me gjyshin nga Dibra: Dua të takoj presidentin turk
10 Tetor, 11:31
-
Brajan Gruda i ‘jep duart’ Shqipërisë: Zemra ime thotë që dua të luaj për Gjermaninë
10 Tetor, 11:26
-
VIDEOLAJM/ Presidenti turk në Tiranë, ja pamjet e eskortës që e shoqëron
10 Tetor, 11:11
-
‘O gangster që vendos gjoba’, vihen në hetim babë e bir që rrahën policin në Vlorë! Efektivi në spital: Prokuroria liroi dhunuesit
10 Tetor, 11:08
-
Erdogan në Tiranë/ Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-turke në ditët më mira, e para për investimet e huaja në janar-qershor, e dyta për tregtinë
10 Tetor, 11:07