Zanfina jep fjalën

Zanfina jep fjalën
Si gjithnjë e kërkuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit, Zanfina Ismajli nuk ka të ndalur me koncertet dhe projektet e reja muzikore. Ajo sapo ka përfunduar turneun e saj në Itali me disa koncerte dhe në festën e 28 Nëntorit performoi në sheshin e Shkupit. Menjëherë pas kthimit nga këto koncerte ajo ka nisur intensivisht përgatitjen e këngës së re që titullohet “Fjala e fundit” që do ta lansojë gjatë këtij fundviti. “Kam vendosur që këngën ‘Fjala e fundit’ ta lansoj në fund të vitit. Në këtë projekt kam bashkëpunuar me Florent Boshnjakun, i cili e ka realizuar kompozimin dhe orkestrimin, ndërsa tekstin e ka bërë Festimi i njohur si Lyrical Son”, ka thënë ajo. Me këtë projekt Zanfina do ta përmbyllë vitin 2011, duke shpresuar që sukseset në këngë t’i vazhdojë edhe gjatë vitit 2012.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë