Zanfina: Kam njohur femra që
janë dhunuar nga burrat e tyre

Zanfina: Kam njohur femra që<br />janë dhunuar nga burrat e tyre
Femra nuk duhet të shihet më si shërbëtore e mashkullit.

Besoj se duhet që më në fund që femra të ngrejë zërin dhe mos të lejojë të shkelet siç ka ndodhur, ndodh dhe siç po shihet do të vazhdojë të ndodhë edhe në të ardhmen.

Zanfina Ismaili këtë verë ka zgjedhur të vijë në një bashkëpunim interesant me reperin shqiptar Noizy.

Të dy kanë sjellë një këngë që pavarësisht rrymës muzikore të përzgjedhur është një revoltë ndaj realitetit.

“Po sikur” titullohet kënga, e cila në fokus të  saj ka në qendër dhunën që mashkulli ushtron ndaj femrës, duke bërë kështu një thirrje për të mos lejuar më një fenonmen të tillë.

Zanfina Ismaili lidhur me këtë realitet shpjegon se edhe pse nuk ka mikesha të saj që të kenë qe pre e dhunës, shprehet se në Kosovë ka shumë të tilla.

“Më ka rastisur të njoh femra të tilla. Në Kosovë janë shumë kështu që mund të jetë kushërira, komshia, etj”, thotë ajo lidhur me këtë fenomen.



Në këtë intervistë këngëtarja e re ndalet edhe në aspekte të tjera të jetës së saj, si projektet e kësaj vere por edhe tek dueti me të motrën Adelinën, i cili sipas saj do të vijë së shpejti.

Zanfina gjithashtu tregon se është një femër e lirë dhe se e jeton jetën e saj ashtu si dëshiron. 

Këngëtarja  më tej shpjegon edhe aryset se përse zgjodhi të bashkëpunojë me reperin e suksesshëm shqiptar. Noizy.

Zanfina përse vendose të vije në një bashkëpunim me Noizyn në klipin "Po sikur"?

Erdha në këtë bashkëpunim të ri këtë verë, sepse ishte koha që ta bëja një duet me një reper si Noizy.

Asnjëherë më parë s’kam pasur duet me një reper, kështu që ishte koha të paraqitesha me një duet më ndryshe.

E njihje më përpara Noizyn, ç'mendim ke pasur për të?

Kam pasur mendim si për një reper shumë të kërkuar në trojet shqiptare, sepse në Kosovë rinia e adhuron shumë.

Cili mendon se është çelësi i suksesit të tij dhe i çdo bashkëpunimi që ai bën me kolegët?

Kënga e mirë, kënga hit është gjithmonë formulë që sjell sukses. Në këtë rast ndoshta stili i tij i  një “Bad boy” në estradë ka rezultuar me sukses.



Tema është shumë sociale, nga keni marrë shkas për të paraqitur një realitet të tillë?

Frymëzimi gjithmonë vjen nga përditshmëria dhe ne jemi të rrethuar me një realitet të tillë ku femra gjithmonë shihet si një ''shërbëtore'' e botës mashkullore.

 Ti jeton si një femër e lirë?

Unë jetoj ashtu siç dua.

Ke pasur mikesha të tuat që janë në gjendjen për të cilën flitet në këngë?

Mikesha jo, por më ka rastisur të njoh femra të tilla. Në Kosovë janë shumë kështu që mund të jetë kushërira, komshia, etj….

Nuk ke pasur  shoqe që ka qenë pre e dhunës së një mashkulli?

Jo.

Çfarë duhet të bëjë femra shqiptare "kundër" burrit?

Besoj se duhet që më në fund femra të ngrejë zërin dhe mos të lejojë të shkelet siç ka ndodhur, ndodh dhe siç po shihet do të vazhdojë të ndodhë edhe në të ardhmen.

Vështirë është të hiqet ky fenomen i keq për disa muaj apo vite.

Mendon dhe ti si Rihanna me "Man down"?

Jo (qesh). Mendoj se kjo është e tepërt për  natyrën time, por asnjëherë nuk lejojë që të më shkel ndonjë mashkull qoftë ai edhe ''burri'' im (në të ardhmen).

Qëllimi i muzikës sot cili është, kënaqësia, edukimi apo klikimet dhe fitimet në koncerte?

Siç e thatë edhe vetë fitimet. Nuk e di pse të gjithë kanë për qëllim të bëjnë këngë sezonale që janë hite 2 muaj.

Qëllimi im është të bëj këngë që mbesin me vite dhe nuk vdesin pas 2-3 muajsh!

Zanfina, ende nuk ke sjelle duetin me Adelinen, perse po vonon ai?

Arsye teknike, por do të vijë besoj ashtu siç kemi thënë.

Projektet e ardhshme cilat janë?

Këto ditë  jam duke dhënë intervista dhe duke shkuar në emisione pa pushim. Shumë shpejt do të filloj turneun veror, pastaj të inçizojë një këngë të re.

E ke ndjekur situatën zgjedhore në Shqipëri?

Po e kam ndjekur kur janë shpallur fituesit.

Je fanse e ndonjërit prej liderave, Ramës apo Berishës?

S’ka rëndësi orientimi im politik në këto momente. Jam apolitike.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

6/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protetsa e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Protetsa e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve