ZANZIBAR- Dy gra nga Britania e Madhe janë sulmuar me acid në fytyrë në ishullin e Zanzibarit në bregun lindor të Tanzanisë.
Vajzat e reja, të moshës 18 vjeç, punonin si vullnetare për një shoqatë bamirësie në ishullin afrikan. Ato u sulmuan në një rrugë në qendër të Stone Town-it ku ndodhen nw spital dhe po marrin trajtimin e duhur.
Policia tha se dy burra, të cilët po udhëtonin me motor hodhën acid mbi fytyrat e grave dhe u larguan në drejtim të paditur.
Autotitet kanë kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e këtyre autorëve.
Sulme të këtij lloji në Zanzibar nuk janë të rralla pasi në nëntorin e kaluar një klerik mysliman u sulmua nga një person me acid.
Zanzibari është i famshëm për koralet dhe shkëmbinjtë nënujore, ku deti dhe plazhet nuk janë e vetmja parajsë e këtij vendi, pasi ishulli njihet se është toka e erëzave.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com