Zaptuan bregdetin me çadra e shezlonge pa leje, procedohen penalisht 2 administratorë subjektesh në Kavajë

Zaptuan bregdetin me çadra e shezlonge pa leje, procedohen penalisht 2 administratorë subjektesh në Kavajë

Foto ilustruese

Operacioni "Bregdeti ynë" vijon në të gjithë vendin, për lirimin e hapësirave të zëna pa leje në bregdet, ndërsa ditën e sotme janë proceduar penalisht 2 administratorë subjektesh në Kavajë. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se janë proceduar  M. G., 60 vjeçe dhe B. T., 59 vjeç, pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Lirimi i hapësirave të zëna pa leje në bregdet është faza e dytë e operacionit "Bregdeti ynë", ndërsa gjatë fazës së parë u shemben 130 ndërtime pa leje, si dhe u vendosën 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur