Policia e Manzës ka proceduar dy persona të cilët në mënyrë të paligjshme kishin zaptuar hapësirën publike duke vendosur shezlongë.

Pas kontrollit të ushtruar në fshatin Shetaj u konstatua se qytetarët me iniciale B. T., 49 vjeç dhe E. Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Shetaj, kishin zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.